17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPriten erëra të forta dhe dallgë 8 ballë në të gjithë bregdetin...

Priten erëra të forta dhe dallgë 8 ballë në të gjithë bregdetin shqiptar, pezullohet lundrimi

Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi sot se si rezultat i erërave të forta me drejtim jugperëndimin dhe veriperëndimin më datë 7 shkurt 2022 deri më 8 shkurt 2022, moti në të gjithe bregdetin shqiptar do të jetë i përkeqësuar.

Bregdeti shqiptar do të përfshihen nga erëra me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2,8 – 3,5 m dhe forca e detit 5-6 deri 7-8 ballë.

Kushtet e motit përmirësohen më datë 9 shkurt 2022 mbas orës 6 të mëngjesit.

Për shkak të kushteve të motit pezullohet lundrimi i mjeteve te vogla lundruse dhe mjeteve tē peshkimit.

Gjithashtu, për datën 7 shkurt 2022 është pezulluar lundrimi për linjën Durrës – Bari- Durrës, Vlorë – Brindisi-Vlorë.

Drejtoria e Përgjithshme Detare bëri të ditur se do të informojë në vijmësi për çdo ndryshim.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat