Qeveria e Zelandës së Re po propozon një skemë për sigurimin e të ardhurave për mbrojtjen e punonjësve dhe të të ardhurave, për të rritur disponueshmërinë e punonjësve të kualifikuar dhe për të ndihmuar komunitetet dhe industritë gjatë krizave dhe tranzicioneve ekonomike.
Lajmin e ka dhënë Ministri neozelandez i Finanacave, Grant Robertson.
Skema e re e propozuar e Sigurimit të të Ardhurave të Zelandës së Re është hartuar bashkërisht nga qeveria, biznesi dhe Këshilli i Unionit Tregtar në këtë vend.
Karakteristikat kryesore
- Mbulim i gjerë për disa punë të ndryshme
- Mbulim për humbjen e punës për shkak të shkurtimit të vendit të punës, largimit nga puna dhe gjendjes shëndetësore dhe paaftësisë(ve)
- Një periudhë njoftimi katër javore dhe një pagesë katër javore, me 80% të pagës nga punëdhënësi
- Gjashtë muaj të tjerë mbështetje financiare nga skema, duke përfshirë trajnimin me 80% të pagës apo rrogës
- Shërbim për menaxhimin e rastit për t’i ndihmuar njerëzit që t’i rikthehen punës
- E financuar nga taksat mbi pagat ku të dy punëdhënësi dhe punonjësi paguajnë nga 1.39% secili
- Punonjësit mund të përfitojnë pas gjashtë muajsh kontribute në taksa gjatë 18 muajve të mëparshëm.
Konsultimet publike mbi skemën e propozuar mbyllen më 26 prill 2022.