14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMbyllet janari i infektimeve rekord, por jo fataliteteve. Ja bilanci i janarit

Mbyllet janari i infektimeve rekord, por jo fataliteteve. Ja bilanci i janarit

Që kur shpërtheu pandemia, në mars të 2020-ës, e deri më sot, muaji i parë i këtij viti do të mbahet mend gjatë si rekordi i infektimeve.

Në një muaj janë shënuar pothuajse aq raste sa tërë vitin e shkuar. Shumatorja e 31 ditëve të para të 2022-shit flet për 47 mijë e 386 raste të reja.

Që në ditët e para të pasfestave, u vunë re një numër thirrjesh të pazakonta në Urgjencën Kombëtare, që nuk vonuan të reflektoheshin edhe në totalin e tamponëve që kërkoheshin e rasteve që identifikoheshin në një ditë.

Lexo edhe: Janari fluks vizitash tek pediatri, evitoni rradhët e gjata dhe rrezikun për infektim me “TeleShëndet”

Në ditët kur buletini i MSH tregonte mbi dy mijë raste ditore – rekord i deriasokohshëm – të nesërmen raportohej një shifër edhe më e lartë, duke vendosur kështu një rekord të ri.

Kapërcimi i pazakontë i shifrave në dy vite epidemi mori të tatëpjetën pas 10 janarit, duke kulmuar në datën 18 me 2832 raste të reja.

Shifrat kokëforta nuk u ulën për disa ditë më radhë deri në fundin e muajit, që shënuan më pak se një mijë të infektuar në ditë.

Specialistët e fushës, e madje edhe zyrtarë, ia faturuan këtë çakordim të situatës mutacionit të ri “Omicron”, por edhe prezencës së “Delta”- s që u tregua më agresive.

Krejt ndryshe nga ç’pritej, spitalet nuk ishin në ditën e tyre më të zeza. Një strukturë e vetme spitalore, Infektivi, përballoi gjithë ngarkesën me trajtim shëndetësor të të prekurve rëndë me Covid-19.

Edhe viktimat për shkak të Covid-19 përgjatë muajit që lamë pas u numëruan me gishtat e njërës dorë. Në ditët kur mijëra infektime të reja identifikoheshin në vend, filluan të çliroheshin nga koronavirusi mijëra të tjerë, duke fituar kështu imunitet në rrugë natyrale, pavarësisht nëse i ishin nënshtruar apo jo vaksinës më përpara.

Pas një dimri të vështirë, që i kombinuar me gripin stinor rëndoi situatën, shifrat nuk janë më në nivele alarmante.

Pas një rënieje të ndjeshme, dje u regjistruan 1533 raste të reja, ndërsa bilanci i fataliteteve arriti në shtatë persona.

Numri i rasteve aktive ka shkuar në mbi 18 mijë, tetë prej të cilave vetëm në kryeqytet. Ndërsa në Spitalin Infektiv janë vetëm 134 pacientë, ku 19 janë në gjendje të rënduar.

Lexo edheShëndeti i besohet SIGAL UNIQA-s, kompania me më shumë dëme të paguara gjatë 2021-shit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat