8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEQL: Rreziku i inflacionit detyron bankat qëndrore të rrisin normat e interesit

EQL: Rreziku i inflacionit detyron bankat qëndrore të rrisin normat e interesit

Ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit ndikuan rëndë në Europën Qendrore dhe Lindore (EQL) në tremujorin e tretë, ndërsa varianti Omicron mjegullon perspektivën për peridhën në vijim.

Megjithatë, perspektiva e aktivitetit për vitin 2022 mbetet e qëndrueshme. Inflacioni i lartë në nivele rekord nuk mund të konsiderohet më i përkohshëm dhe tregjet e punës janë më të shtrënguara se në vendet e zhvilluara, analizon .

Së pari, ka ende një “plogështi” të konsiderueshme ose kapacitet të lirë në ekonominë amerikane, çka tregon se pengesat e furnizimit duhet të jenë të përkohshme. “Plogështia” ose hendeku negativ i prodhimit, nënkupton se nivelet aktuale të prodhimit dhe të punësimit, janë nën kapacitetin ose disponueshmërinë e fuqisë punëtore.

Në fakt, shfrytëzimi total i kapacitetit industrial dhe raporti i punësimit ndaj popullsisë janë ende nën nivelet para-pandemike. Si rrjedhojë, ka ende hapësirë ​​për kërkesë shtesë për prodhim dhe rritje të punësimit, përpara se ekonomia të fillojë të “mbinxehet” deri në atë pikë sa të krijojë presione të përhershme inflacioniste.

Së dyti, ka shenja të qarta që tregojnë se disa pengesa në zinxhirin e furnizimit janë duke u lehtësuar. Të dhënat nga Azia në zhvillim reflektojnë një rimëkëmbje të fortë të aktivitetit në fund të vitit 2021, duke treguar se ka pasur lehtësim të konsiderueshëm të problemeve të furnizimit të lidhura me COVID-19 dhe variantin Omicron. Rimëkëmbja e fortë në Azinë Juglindore, duhet të lehtësojë disa nga ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit rajonal dhe global, teksa fabrikat rihapen dhe prodhimi rifillon.

Për më tepër, në muajt e fundit është përshpejtuar edhe koha e dorëzimit për eksportet aziatike. Pati disa zhvillime pozitive edhe në transportin detar. Çmimet për transportin e materialeve të thata kanë rënë me më shumë se 50% gjatë javëve të fundit, ndërsa tarifat e mallrave për transportin me kontejnerë, janë stabilizuar.

Zinxhiri i furnizimit po lehtësohet

Ka shenja të qarta që tregojnë se disa pengesa në zinxhirin e furnizimit janë duke u lehtësuar. Të dhënat nga Azia në zhvillim reflektojnë një rimëkëmbje të fortë të aktivitetit në fund të vitit 2021, duke treguar se ka pasur lehtësim të konsiderueshëm të problemeve të furnizimit të lidhura me COVID-19 dhe variantin Omicron. Rimëkëmbja e fortë në Azinë Juglindore, duhet të lehtësojë disa nga ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit rajonal dhe global, teksa fabrikat rihapen dhe prodhimi rifillon.

A është inflacioni dukuri e përkohshme?!

Në përgjithësi, pavarësisht rritjes së vazhdueshme të frikës nga inflacioni, ne besojmë se inflacioni i lartë është një dukuri e përkohshme në SHBA, e lidhur kryesisht me kufizimet e furnizimit për shkak të COVID-19. Në një periudhë afatmesme, inflacioni duhet të zbutet, pasi ka ende kapacitet rezervë në SHBA dhe kufizimet e ofertës po lehtësohen gradualisht, ndërsa aktiviteti ekonomik po normalizohet në shumë vende dhe rajone.

Aktiviteti ekonomik po humbet vrullin, por perspektivat për vitin 2022 mbeten mjaft pozitive.

Pas një rimëkëmbjeje të fortë në tremujorin e dytë pas heqjes së kufizimeve pandemike, rritja e PBB-së në EQL3 (Hungari, Poloni dhe Rumani) u moderua në tremujorin e tretë. Rritja sekuenciale (në tremujorë) mund të ulet në tremujorët në vijim. Rreziqet kryesore janë:

  • Kufizimet e ofertës në tregjet globale (Hungaria është më e cenuar)
  • Problemet e tregut të punës, për shkak të mungesës së punëtorëve të kualifikuar
  • Rritja e çmimeve globale të mallrave, duke përfshirë energjinë dhe kostot e transportit detar
  • Përhapja e variantit Omicron (Rumania është më e cenuar për shkak të shkallës së ulët të vaksinimit)

Perspektiva optimiste, por me rreziqe

Perspektivat për rritje në vitin 2022 mbeten optimiste, por me rreziqe. Megjithëse të gjithë faktorët e përmendur më sipër janë një rrezik për vendet EQL3 në vitin 2022, ekonomitë do të vazhdojnë të rriten pas pandemisë, të mbështetura nga fondet publike dhe performanca e mirë e tregjeve të punës.

Sidoqoftë, Hungaria dhe Polonia, kanë pasur probleme me sigurimin e aksesit ndaj Fondit të Rimëkëmbjes të BE-së, për shkak të mosmarrëveshjeve ligjore me Komisionin Europian. Në fillim të dhjetorit, Gjykata Europiane e Drejtësisë do të marrë një vendim mbi pajtueshmërinë e mekanizmit të kushtëzimit me Traktatet e BE-së. Kështu, qeveria hungareze po parafinancon projektet e saj. Për Planin Kombëtar të Rimëkëmbjes të Rumanisë, është dhënë drita jeshile dhe vendi do të përfitojë rreth 3.8 miliardë euro.

Tregjet e punës në EQL3 ishin të shtrënguara dhe pagat minimale po rriteshin edhe para pandemisë. Kështu presionet e kostos së punës duhet të vihen re edhe në vitin 2022, duke nxitur inflacionin. Qeveritë e EQL3 duket se po e përkeqësojnë edhe më tepër zjarrin inflacionist, jo vetëm me politikat fiskale lehtësuese (p.sh. uljet e tarifave të TAP në Poloni, uljet e tatimeve mbi pagat dhe rimbursimet tatimore për familjet hungareze), por edhe me rritjen e konsiderueshme të pagave minimale (p.sh. me 10% në Rumani dhe Hungari, dhe 7.5% në Poloni).

Nuk ka dyshim se faktorët e ofertës kanë qenë nxitësi kryesor i rritjes së inflacionit që nga pranvera. Por, përveç energjisë dhe ushqimit, rritjet e çmimeve janë bërë të përgjithësuara dhe janë të dukshme në shifrat e rritura të inflacionit bazë. Kjo sinjalizon se inflacioni po përhapet gjerësisht dhe në vitin 2022, presionet e kërkesës dhe pagave do të luajnë rol kyç në inflacionin e lartë. Për shembull, IÇK (Indeksi i Çmimeve të Konsumit) në Poloni, u rrit në 6.8% në bazë vjetore në tetor.

Nis cikli i rritjes së normave të interesit

Banka Qendrore më e rreptë në EQL3, Banka Kombëtare e Hungarisë, nisi ciklin e rritjes së normave të interesit në qershor 2021. Ajo rriti normën bazë me 120 pikë bazë në pesë hapa – nga 0.6% në qershor, në 1.80% në tetor.

Qëndrimi i saj për të ardhmen mbetet i rreptë, duke treguar qartë se mund të ketë një rritje të mëtejshme të normës së interesit, me një shtesë prej 100 pikësh bazë në fillim të vitit 2022. Norma përfundimtare prej 2.75% parashikohet të arrihet deri në pranverën e vitit 2022 (pak përpara zgjedhjeve të përgjithshme në prill 2022).

Një nga bankat qendrore më të buta në Europën Qendrore, Banka Kombëtare e Polonisë (NBP), po ndjek të njëjtin model si banka hungareze, pas një rritje të befasishme me 40 pikë bazë në tetor. Kjo erdhi si surprizë për tregun pasi nuk ishte komunikuar më parë nga banka.

Në fillim të nëntorit, NBP bëri një rritje tjetër – me 75 pikë bazë dhe sërish mbi konsensusin. Kjo ndodh për shkak të rrezikut në rritje të inflacionit. Gjithashtu, parashikimet e reja nga NBP tregojnë një IÇK mesatar në vitin 2023 mbi kufirin e sipërm prej 3.5% të objektivit të inflacionit prej 2.5%. Cikli shtrëngues duhet ta çojë normën bazë të interesit në 2.5% në periudhën 2022/23.

Rumania, e cila është treguar e butë deri vonë, nisi një cikël shtrëngimi në tetor me një rritje prej 25 pikë bazë. Pritet të arrihet gradualisht në nivelin 3,00%. Por kjo varet edhe nga banka polake NBP, pasi diferenca e normave të interesit duhet të qëndrojë pozitive për Rumaninë. /Monitor

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat