4.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiBotës i shtohen 160 milionë njerëz të varfër gjatë pandemisë, dyfishohet pasuria...

Botës i shtohen 160 milionë njerëz të varfër gjatë pandemisë, dyfishohet pasuria e miliarderëve

Të ardhurat e 10 njerëzve më të pasur në botë u dyfishuan, ndërkohë të ardhurat e ulëta për personat më të varfër kontribuuan në vdekjen e 21,000 njerëzve çdo ditë, sipas raportit të shoqatës bamirëse “Oxfam”

Pasuria e 10 njerëzit më të pasur në botë është dyfishuar që nga marsi i 2020.

Shefi ekzekutiv i Oxfam, Danny Sriskandarajah, thotë se gjatë pandemisë botës i janë shtuar 160 milionë njerëz të varfër.

“Këtë vit, ajo që po ndodh është jashtë pritshmërive. Një miliarder i ri është krijuar pothuajse çdo ditë gjatë pandemisë, ndërkohë gjendja ekonomike e 99% të popullsisë në mbarë botën  është përkeqësuar për shkak të masave antiCovid, e për pasojë botës i janë shtuar  160 milionë njerëz të  varfër.”

Sipas shifrave të Forbes, 10 njerëzit më të pasur në botë janë: Elon Musk, Jeff Bezos, Bernard Arnault dhe familja, Bill Gates, Larry Ellison, Larry Page, Sergey Brin, Mark Zuckerberg, Steve Ballmer dhe Ëarren Buffet.

Pasuria e tyre kolektive u rrit nga 700 miliardë dollarë në 1.5 trilion dollarë, pasuria e Musk  u rrit me më shumë se 1000%, ndërsa të ardhutat e Gates u rritën me 30%  gjatë pandemisë.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat