Qeveria në Marok ka njoftuar se synon që deri në fund të vitit 2022 t’i sigurojë të gjithë popullatës së vendit prej rreth 36 milionë banorësh sigurimin shëndetësor bazë.
Në një raport, Agjencia Kombëtare e Sigurimeve Shëndetësore shprehet ndër të tjera: “Shkalla e mbulimit bazë shëndetësor (sigurimeve shëndetësore) për popullsinë u rrit nga 16% në vitin 2005 në 70,2% në vitin 2020, që përfaqëson gjithsej 25,2 milionë përfitues. Qëllimi është të arrijmë 100% të popullsisë së Marokut deri në fund të vitit 2022”.
Sipas qeverisë marokene, kjo do të realizohet duke integruar 11 milionë punëtorë pa rrogë dhe 11 milionë përfitues aktualë të RAMED, të cilët do të kalojnë në AMO, përpara fundit të vitit 2022.
RAMED është një plan i subvencionuar i ndihmës mjekësore për personat me të ardhura të ulëta. Ndërsa AMO është një skemë që ofron mbulim të plotë dhe gjithëpërfshirës shëndetësor, duke përfshirë lindjen e fëmijëve, shtrimin në spital mjekësor/kirurgjikal dhe kujdesin ndaj fëmijëve deri në moshën 12 vjeç, pajisje mjekësore dhe implante të nevojshme për procedurat mjekësore dhe kirurgjikale, ilaçe dhe pajisje protetike me rimbursim, etj.