11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNuk ndryshon paga minimale, Ministria e Financave komunikon vendimin

Nuk ndryshon paga minimale, Ministria e Financave komunikon vendimin

Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk ka nisur asnjë konsultim për ndryshimin e pagës minimale në vend.

Nga 1 janari 2021 hyri në fuqi vendimi për rritjen e pagës minimale nga 26,000 në 30,000 lekë (sipas VKM të miratuar më 16 dhjetor 2020).

Pra paga bazë minimale mujore, në shkallë vendi për punonjësit, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik apo fizik, vendas apo i huaj, vijon të jetë 30,000 lekë.

Kryeministri Edi Rama në nëntorin e vitit të kaluar, pas miratimit nga qeveria të projektligjit për uljen e tatimit mbi të ardhurat tha se do të ketë edhe rritje të pagës minimale me 2,000 lekë, por nuk qartësoi nëse vendimi do të hynte në fuqi në janar 2022 apo në muajin korrik.

Kreu i qeverisë përsëriti premtimin elektoral se paga minimale brenda mandatit të tretë qeverisës do të arrijë në nivelin e 40,000 lekëve.

Paga minimale ndryshoi edhe në 2019. Nga 1 janari rroga minimale në shkallë vendi u rrit nga 24,000 në 26,000 lekë. Rritja ishte rreth 8 %.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat