16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqiptarët tërhoqën paratë për festa/ 70 milionë € më pak në depozita

Shqiptarët tërhoqën paratë për festa/ 70 milionë € më pak në depozita

Ulen depozitat në bankat e nivelit të dytë në fundvit. Kjo është tkurrja e parë që prej periudhës së pandemisë kur ky fenomen ka njohur vetëm  rritje.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë  në nëntor depozitat kanë rënë me 0.7% ose rreth 70 milionë euro më pak nëse e krahasojmë me muajin tetor të vitit 2021.

Në total niveli i depozitave  ka pësuar një rënie nga nga 1.19 trilionë lekë që ishin në tetor, në 1.18 trilionë gjatë muajit nëntor.

Tkurrja e parave në banka ka qenë si në monedhën vendase ashtu edhe në valuta

Sipas ekspertëve kjo tendencë mund të ketë ardhur si rezultat i nevojës më të lartë për likuiditet si nga bizneset ashtu edhe nga individët

Ndërkohë që konstatohet se peshën kryesore në këto tregues e ka tërheqja e parave nga bizneset fakt që tregon se subjektet kanë nisur të shtojnë investimet pas përmirësimit të situatës eknomike dhe nivelit të konsumit në ekonomi.

Depozitat njohën një rritje të ndjeshme që prej fillimit të vitit 2020 për shkak të pasigurisë nga pandemia një fenomen ky  si për bizneset dhe individët të cilët shtynë për një kohë të dytë investimet apo blerjet e planifikuara.

Niveli total i depozitave

Nëntor 2021   –    1.18   trilionë  lekë

Tetor  2021    –    1,19    trilionë lekë

/Abcnews.al

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat