Një tërmet i fuqishëm ka tronditur ishullin grek, Kreta.
Sipas Insitutit Gjeodinamik tërmeti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 07:08 sipas orës lokale me magnitudë 5.7 ballë.
Epiqendra e tij ishte në det dhe konkretisht 34 kilometra në perëndim , në jugperëndim të Arvit, ndërsa thellësia fokale u vlerësua në 68 kilometra.
Deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.