Varianti Omicron i koronavirusit ka mbërritur në Shqipëri.
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka deklaruar se janë identifikuar 2 rastet e para të versionit të ri të Covid, por aktualisht në vend vijon të mbizotërojë varianti Delta i virusit.
“Komiteti bën me dije se është konfirmuar dyshimi i specialistëve për praninë e variantit Omicron të virusit edhe në Shqipëri me përgjigjen e ardhur nga laboratori i referencës në Gjermani, megjithatë në Shqipëri vazhdon të mbizotërojë varianti Delta”, bëri me dije Rakacolli.