17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet2022 ‘i pafuqishëm’ për të frenuar shtrenjtimin/ Sipërmarrësi: Çmimet e tregut jashtë...

2022 ‘i pafuqishëm’ për të frenuar shtrenjtimin/ Sipërmarrësi: Çmimet e tregut jashtë logjikës! Kriza e energjisë do rrisë çmimet e apartamenteve

Rritja e çmimeve të apartamenteve nuk do të ndalojë as vitin e ardhshëm. Sipas ekspertëve shkaku do të jetë çmimi i energjisë elektrike dhe shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit që vijnë nga importi. Pikëpyetje ka edhe për ndikimin e pastrimin e parave në shtrenjtimin e apartamenteve.

Rritja e çmimeve të apartamenteve nuk do të ndalojë as vitin e ardhshëm, dhe shkaku do të jetë energjia elektrike.

Nëse çmimi i energjisë rritet automatikisht në atë lloj përqindje do të rriten të gjitha llojet e produkteve”, thotë sipërmarrësi Zef Shtjefni.

Mbi 7 mijë biznese në vitin që vjen dalin në treg të lirë dhe e blejnë energjinë me çmimin e tregut që është rritur për shkak të krizës. Shkaku tjetër i shtrenjtimi të shtëpive do jetë çmimi i materialeve të ndërtimit në import, që në tremujorin e tretë u rritën me 2.2%.

Kostot e materialeve të ndërtimit që vijnë nga importi janë rritur po aq sa edhe çmimet e banesave, madje dhe më shumë. Nga 200 dollar që e kishim koksin ka shkuar në 400 dollarë sot. Po kështu, është shtrenjtuar hekuri, është rritur druri, është rritur të gjitha materialet e tjera. Direk reflektohet tek çmimi i banesave. Nëse ti do e prodhosh një apartament me kosto të lartë ti, normal do e shesësh më shumë dhe të nxjerrësh ndonjë fitim normal”, shtoi Shtjefni.

Hov rritjes së çmimeve këtë vit, sipërmarrësi Zef Shtjefni thotë se është kërkesa e lartë, ndërkohë që prej rreth 2 vitesh fabrikat nuk prodhuan.

Kemi një fazë 2 vjeçare që ndërmarrjet ishin në kolaps total, sepse nuk kishte prodhim, ndërkohë që më vonë kishte kërkesë shumë të lartë”, pohon Shtjefni.

Sa i takon ‘deformimit’ të tregut që ndërtimet shtohen çdo ditë ndërkohë që çmimet nuk ulen, Shtjefni ka një pikëpyetje të madhe.

Nëse tregu ka një stok të madh apartamentesh të pa shitura, pyetja që më vjen automatikisht është me se ndërtohen këto banesa? Kam frikë se pastaj shkojmë tek dyshimi që kanë të gjithë që ndërtimi është një lavatriçe, që ai që ka shumë para i investon aty dhe i shet kur të dojë”, thotë sipërmarrësi.

Përpos faktorëve të lartpërmendur Shtjefni thotë se çmimet që ka tregu sot janë jashtë logjikës.

Duhet të kenë mundësi familjet shqiptare ta blejnë një shtëpi kur janë dy persona në punë, me ndihmën e bankave por me një logjikë që për 16-17 vite ta blejnë një shtëpi dhe jo për 40 vjet siç ndodh. Kjo është jashtë logjikës”, pohon Shtjefni.

Aktualisht në kryeqytet është thuajse e pamundur të gjesh apartament me qira poshtë 300 euro, ndërkohë çmimet për metër katror për shitje arrijnë deri në 3000 euro metri katror sipas zonave.

Lexo edhe: Ndërtimet, rreziku dhe sigurimet

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat