0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetOmicron së shpejti mbizotërues në Europë/ Sipas projeksioneve, kjo do të ndodhë...

Omicron së shpejti mbizotërues në Europë/ Sipas projeksioneve, kjo do të ndodhë në 2 muajt e parë të 2022

Omicron mund të bëhet me shumë mundësi varianti mbizotërues i Covid-19 në Europë brenda 2 muajve të parë të vitit 2022, sipas raportit të fundit nga Qendra Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Në vlerësimin mbi ndikimin e mundshëm të variantit të ri, Agjencia theksoi se numri i infeksioneve ka qenë në rritje në shumë vendet e Bashkimit Europian.

Bazuar në modelet e parashikimit, varainti Omicron me shumë mundësi mund t’i zë vendin Delta si mbizotëruesi në Europë në 2 muajt e para të vitit të ardhshëm, parashikoi agjencia.

Raporti theksoi gjithashtu se pavarësisht se varianti Omicron ka ashpërsi të barabartë apo më të ulët se sa Delta, transmetueshmëria është më e fortë, ç’ka mund të sjellën jë numër të madh të shtrimeve në spitale, apo vdekjeve.

Agjencia sugjeroi se vendet Europiane duhet të marrin masa të nevojshme parapërgatitore, për infeksionet e larta të pritura.
Në lidhje me kundërpërgjigje, agjencia bëri të ditur se vaksinimi, veçanërisht doza nxitëse, është ende masë efektive për të parandaluar përhapjen e variantit, si dhe rritur mbrojtjten kundër.

Britani, humb jetën personi i parë nga varianti Omicron; rritje e lartë e infektimeve

Të paktën një person ka vdekur në Britani pasi u infektua me variantin Omicron të koronavirusit. Kryeministri Boris Johnson tha të hënën se tashmë varianti Omicron është përgjegjës për 40% të infektimeve në kryeqytetin Londër.

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid, thotë se varianti Omicron po përhapet me një ritëm shumë të shpejtë në Britani, duke krijuar një garë mes vaksinimit dhe virusit.

“Ajo çfarë dimë për Omikronin është se përhapet me një shpejtësi fenomenale. Diçka që nuk e kemi parë ndonjëherë më parë. Infektimet po dyfishohen çdo dy deri në tre ditë. Kjo do të thotë që po përballemi me një valë të madhe infektimesh”, tha Javid.

Lexo edhe: Rasti i 13-vjeçarit në Turqi/ Me siguracion 4 euro në SIGAL, mbuloi 5500 euro shpenzime spitalore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat