8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSejko: Konsolidimi i sektorit bankar do të rrisë më shumë konkurrencën

Sejko: Konsolidimi i sektorit bankar do të rrisë më shumë konkurrencën

Konsolidimi i mëtejshëm i sektorit bankar, pas blerjes së Alpha Bank Albania nga OTP, pritet të rrisë konkurrencën në sektorin bankar.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u shpreh gjatë takimit të fundvitit me Shoqatën Shqiptare të Bankave, se krijimi i bankave më të mëdha nga procesi i shitblerjeve dhe bashkimeve ofron mundësi për rritje më të madhe të kreditimit. Ai iu kërkoi bankave të përcaktojnë objektiva strategjikë, për të shfryëtzuar sa më mirë potencialet e rritjes së huadhënies.

“Sektori bankar do të vijojë të konsolidohet më tej vitin që vjen, pas blerjes 100% të aksioneve të Alpha Bank sh.a. nga OTP NYRT. Ky zhvillim pritet të sjellë rritje të konkurrencës, veçanërisht ndërmjet aktorëve më të mëdhenj të tregut. Portofoli i kredive mbetet kontribuuesi kryesor në të ardhurat e bilanceve, dhe për të mbajtur pozicion konkurrues, bankat duhet ta ruajnë dhe ta rrisin atë në vazhdimësi. Ndërkohë që tregu ofron mundësi për rritje të kreditimit dhe bankat kanë likuiditet dhe mjaftueshmëri të kapitalit, është e domosdoshme të krijohet një vizion afatgjatë dhe të përcaktohen objektiva strategjikë, të hartuar me kujdes për të shfrytëzuar këtë potencial në afatgjatë, me qëllim ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme në bankë dhe forcimin e marrëdhënieve me klientët,” tha Sejko.

Ai adresoi gjithashtu shqetësimet në rritje të bankave tregtare në vend lidhur me forcimin e kërkesave rregullatore, veçanërisht ato që lidhen me kapitalizimin. Sejko tha se ky proces do të jetë gradual dhe i kujdesshëm, për të mos penguar potencialet e rritjes së sektorit bankar.

“Banka e Shqipërisë, si autoriteti përgjegjës për mbikëqyrjen e 90% të tregut financiar, luan një rol të rëndësishëm në procesin e përafrimit të kuadrit ligjor me atë të Bashkimit Evropian. Pjesë e këtij procesi janë dhe kërkesat shtesë të kapitalit, të cilat u prezantuan gjatë vitit të kaluar. Qëllimi ynë është prezantimi i kujdesshëm i këtyre kërkesave, pa dëmtuar konkurrencën e bankave individuale dhe kufizuar potencialin e tyre për rritje. Ky proces shtrihet në një kuadër kohor afatgjatë dhe gjatë këtij afati, ne do të monitorojmë nga afër progresin e krijimit të kapitalit të nevojshëm dhe plotësimin e Kërkesës Minimale për Kapital dhe Detyrime të pranuara (MREL), si dhe do të kalibrojmë me kujdes dhe fleksibilitet kërkesat agregate për kapital, me qëllim që të mos pengohet rritja organike dhe e shëndetshme e veprimtarisë bankare. Ndërkohë, fitimi pozitiv ofron një mbështetje të sigurt për rritjen e kapitalit,” u shpreh ai.

Duke folur për nismat e reja të bankës qendrore, Sejko tha se së shpejti, Banka e Shqipërisë do të prezantojë edhe sistemin e ri të pagesave për shlyerjen e pagesave në monedhën Euro.

Ky sistem ka për qëllim të rrisë efektivitetin e këtij segmenti të tregut, duke ulur kostot e mbartura nga bankat nëpërmjet zgjidhjeve aktuale, të cilat kanalizohen tek klienti i fundit dhe më tej. Kjo do të shërbejë gjithashtu për të forcuar formalizimin e ekonomisë shqiptare.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat