8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSistemi informatik i monitorimit të mjeteve lundruese, nis kërkimi për konsulentin

Sistemi informatik i monitorimit të mjeteve lundruese, nis kërkimi për konsulentin

Shqipëria do të vendosë për herë të parë një Sistemi Informatik për Monitorimin e Trafikut të Mjeteve Lunduese (VTMIS) që cilësohet si për monitorimin e trafikut të anijeve.

Për këtë tashmë ka nisur procedura për konsulentin i cili do të ndjekë nga afër zbatimin e planit si dhe aspektet teknike lidhur me rekomandimet që rrjedhin nga studimi i fizibilitetit.

Në dokumentet e bëra publike nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë nënvizohet se sitemi i ri është si një zgjerim i Shërbimit të Trafikut të Anijeve (VTS), në formën e një Mbikëqyrjeje të Integruar Detare, e cila përfshin burime të tjera telematike për të lejuar shërbimet aleate dhe agjencitë e tjera të interesuara në ndarjen e drejtpërdrejtë të të dhënave ose aksesin në nënsisteme të caktuara për të rritur efektiviteti i operacioneve të aktivitetit portual ose detar.

Sipas detajeve të projektit sistemi duhet të mbulojë Portin e Durrësit ku duhet të vendoset sistemi kryesor, plus portet e tjera ku duhet të instalohet Shërbimi i Trafikut të Anijeve, i gjithë informacioni përkatës jepet në Studimin e Përditësuar të Fizibilitetit.

Konsulenti do të duhet të shohë nga afër zgjidhjet e dhëna dhe në rast se ka nevojë për përmirësime apo korrigjime të reflektojë mbi to.

Shqipëria është i vetmi vend në rajonin e Adriatikut që ende nuk ka krijuar VTMIS, duke e bërë atë një prioritet të menjëhershëm dhe me rëndësi parësore, për të lehtësuar dhe përmirësuar trafikun detar ndërkombëtar, për të përmirësuar monitorimin e trafikut, për të rritur sigurinë detare, sigurinë dhe mbrojtjen e detit, mjedisin, të përmirësojë reagimin e autoriteteve ndaj incidenteve, aksidenteve ose situatave potencialisht të rrezikshme në det, duke përfshirë operacionet e kërkimit dhe shpëtimit”, thuhet në dokument.

Operatorët e interesuar sipas njoftimit të bërë nga ana e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë mund të shprehin interes duke vazhduar më pas me procedurat e tjera që njoftohen nga autoritetet.

Lexo edhe: Në tokë, në det, në ajër/ Ju çojmë në destinacion të sigurtë dhe të shëndetshëm

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat