Zjarri i djeshëm në zonën e Qafë Thanës u izolua në kohë nga forcat zjarrfikëse. Për fatin e mirë u shmang përhapja e mëtejshme e flakëve. Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur nga djegia e disa gomave dhe më pas është përhapur në një sipërfaqe më të madhe.
Edhe pse në këtë rast nuk u raportuan dëme në banesa, situata ngre një pyetje të rëndësishme: çfarë do të ndodhte nëse flakët do të përhapeshin drejt zonave të banuara? A mund të nxjerrim një mësim nga pikëpamja e sigurimeve? Përgjigjja është po.
Çdo zjarr në afërsi të banesave është një kujtesë se dëmet materiale mund të ndodhin brenda pak minutash. Pikërisht për këtë arsye, sigurimi i pronës duhet parë si një mbrojtje financiare ndaj një rreziku real si ai i zjarrit në Qafë Thanë.
Sipas kalkulatorit online në SIGAL, një apartament prej 100 m² në zonën e Pogradecit, pranë zonës kadastrale ku ra zjarri, mund të sigurohet nga rreziku bazë i zjarrit me një prim prej vetëm 2.500 lekësh në vit.
Për këtë çmim, prona përfiton një shumë sigurimi prej 5 milionë lekësh, ndërsa në rast të një dëmi total, dëmshpërblimi mund të arrijë deri në 90% të shumës së siguruar, ose rreth 4.5 milionë lekë, sipas kushteve të policës.
Në praktikë, kjo do të thotë se një familje mund të mbrojë investimin më të madh të jetës së saj dhe, pas dëmit, të rikthehet në normalitet në një kohë rekord, pa ia nisur nga zero, me vetëm një kontratë sigurimi në duar.
Sigurimi i pronës në SIGAL mbron banesat, apartamentet, vilat dhe ambientet tregtare nga dëmet e shkaktuara nga rreziqe të ndryshme.
Paketa bazë (Standard) përfshin:
- Zjarrin;
- Rrufenë;
- Shpërthimin;
- Rënien e mjeteve fluturuese ose pjesëve të tyre;
- Shpenzimet për fikjen e zjarrit dhe pastrimin e mbeturinave pas dëmit.
Për ata që kërkojnë mbrojtje më të gjerë, paketa Silver shton mbulimin nga tërmeti, ndërsa paketa Gold përfshin edhe rrjedhjet e tubacioneve, përgjegjësinë ndaj fqinjëve, sigurimin e xhamave dhe mbulimin e ambienteve të përbashkëta.
Ngjarje si ajo e Qafë Thanës tregojnë se një vatër zjarri, edhe kur nis në një zonë me shkurre apo nga pakujdesia e dikujt, mund të marrë përmasa të paparashikueshme dhe të rrezikojë banesa, biznese e pasuri.
Prandaj, përballë një rreziku që nuk mund të parashikohet, pyetja është e thjeshtë:
a është më e arsyeshme të përballosh vetë një humbje prej miliona lekësh, apo ta transferosh këtë rrezik te siguruesi për vetëm 2.500 lekë në vit?
Sigurimi i pronës mbetet një nga mënyrat më efektive për të mbrojtur familjen dhe investimin më të rëndësishëm që ajo ka: shtëpinë.




