Shumë njerëz e pyesin veten se sa të ardhura do t’u nevojiten kur të dalin në pension. Nëse synimi yt është të përfitosh rreth 50 mijë lekë pension privat në muaj, madje duke nisur ta marrësh pesë vite përpara moshës zyrtare të pensionit shtetëror, sekreti është të fillosh të kursesh sa më herët.
Një shembull i thjeshtë e bën më të qartë këtë mundësi:
Nëse të kanë mbetur rreth 20 vite deri në pension dhe kontribuon 20 mijë lekë në muaj në Fondin e Pensionit SIGAL, sipas përllogaritjeve të bazuara në normën aktuale të kthimit (vetëm për efekt ilustrues), mund të krijosh mundësinë për të përfituar një pension privat prej rreth 50 mijë lekësh në muaj në Fondin e Pensioneve SIGAL.
Pensioni privat nuk është thjesht një pagesë mujore. Ai është një pasuri financiare personale që ndërtohet gradualisht dhe ofron disa avantazhe të rëndësishme. Fondet e akumuluara janë të trashëgueshme, çka do të thotë se në rast të një ngjarjeje të papritur ato nuk humbasin, por kalojnë te trashëgimtarët ligjorë. Ato janë gjithashtu të sigurta, të garantuara sipas kuadrit ligjor dhe të patjetërsueshme, duke i dhënë kursimeve një mbrojtje të veçantë.
Natyrisht, sa më herët të fillojë kursimi, aq më i madh është potenciali për të ndërtuar një pension më të lartë. Koha është një nga aleatët më të rëndësishëm të investimit afatgjatë, sepse çdo kontribut i bërë sot ka më shumë vite për t’u rritur.
Besimi që qytetarët kanë krijuar ndaj një fondi pensioni është një tregues i rëndësishëm i stabilitetit të tij. SIGAL Pension është ndër fondet më të mëdha të pensioneve private në Shqipëri. Në fund të qershorit 2026, fondet e pensionit të administruara nga SIGAL arritën një vlerë neto asetesh prej rreth 41.3 milionë euro, duke përfaqësuar 38.34% të tregut të pensioneve private në vend.
Në të njëjtën periudhë, 19.777 anëtarë kishin zgjedhur të investonin për të ardhmen e tyre përmes SIGAL Pension. Këto shifra pasqyrojnë jo vetëm përmasën e fondit, por edhe besimin që mijëra qytetarë kanë vendosur tek një instrument kursimi dhe investimi afatgjatë.
Për shumë njerëz, pyetja nuk është nëse do të kenë nevojë për të ardhura shtesë në pension, por kur do të fillojnë t’i ndërtojnë ato. Një kontribut mujor i nisur sot mund të bëjë diferencën mes një pensioni minimal dhe një të ardhure që të lejon të ruash të njëjtin standard jetese edhe pas përfundimit të karrierës profesionale.
Shënim: Shembulli i mësipërm është ilustrues dhe bazohet në normën aktuale të kthimit vetëm për efekt përllogaritjeje. Kthimet e ardhshme nuk janë të garantuara dhe mund të ndryshojnë në varësi të performancës së investimeve dhe kushteve të tregut.




