Sigurimet vullnetare dëshmojnë diversifikimin e portofolit të produkteve dhe pavarësinë e një kompanie sigurimesh nga të ardhurat e sigurimeve të detyrueshme.
Shifrat zyrtare nga autoritetet mbikëqyrëse të industrisë së sigurimeve në Shqipëri dhe Kosovë raportojnë një rritje të ndjeshme të sigurimeve vullnetare në grupin SIGAL.
61.29% e volumit total të sigurimeve për periudhën janar-prill 2026 në SIGAL Kosovë i takojnë sigurimeve vullnetare. Kjo është përqindja më e lartë e sigurimeve vullnetare në industrinë e sigurimeve të jo-jetës në Kosovë. 46.68% është mesatarja e përgjithshme e tregut.
Edhe në tregun e sigurimeve të Shqipërisë, përqindja e sigurimeve vullnetare të SIGAL është ndjeshëm më e lartë se sa mesatarja e tregut. 35.01% është mesatarja e sigurimeve vullnetare të Shqipërisë, 49.05% është mesatarja e SIGAL.
Të dhënat i referohen raporteve zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe Bankës Qendrore të Kosovës.




