Një i ri mbeti viktimë e një aksidenti detar, me mjetin e tij lundrues. Ngjarja ndodhi në Ksamil. 22-vjeçari drejtonte me shpejtësi një mjet motorik lundrues dhe nuk mundi të ndalej përballë mjetit të parkuar të mbikëqyrjes policore, duke u aksidentuar me të.
Sigurime.Online shpreh keqardhjen për rastin dhe ngushëllimet për familjarët e të riut.
Nga perspektiva e të riut, me rëndësi është të themi se sipas planeve filmike, edhe pse do të jetë hetimi ai që do të certifikojë versionin final, mund të thuhet se:
MVL, sigurimi i mjetit të vogël lundrues, nuk do të mbulojë dëme jopasurore te shkaktari i aksidentit.
MVL, do të kompensojë dëmet materiale te mjeti policor.
Edhe sikur drejtuesi i mjetit shkaktar të kishte sigurimin nga aksidentet personale, Sigurime.Online do t’ju sjellë listën e përjashtimeve nga mbulimi në sigurim:
Siguruesi nuk do të mbulojë humbjen e jetës, paaftësinë për punë apo dëmtime trupore të të Siguruarit që janë rrjedhojë direkte ose indirekte e:
a) luftës, pushtimit, veprimeve të armikut të jashtëm, armiqësive/luftimeve (pavarësisht nëse është shpallur luftë ose jo), luftës civile, rebelimit, revolucionit, revoltës, kryengritjes ose masat për qetësimin e tyre;
b) përmbytjes, zhvendosjes së tokës, shpërthimeve vullkanike, tërmeti, katastrofave natyrore;
c) qëndrimit në zona klimaterike të rrezikshme ose pjesëmarrjes në ekspedita për qëllime shkencore ose për qëllime të tjera;
d) praktikimit nga ana e të Siguruarit të veprimtarive profesionale sportive (gara apo stërvitore) të cilat nuk janë deklaruar si profesione;
e) pjesëmarrjes së të Siguruarit në gara apo konkurime sportive të mjetit motorik apo lundrues, qoftë drejtues, pjesëtar i ekuipazhit apo pasagjer;
f) përdorimit të një mjeti fluturimi me ose pa motor, qoftë drejtues apo anëtar i ekuipazhit të tij;
g) të gjitha llojeve të sëmundjeve;
h) përdorimit të alkoolit nen ndikimin e tij ose ne gjendje te dehur, përdorimit të drogës apo substancave halucinative apo abuzimit me substanca kimike (ilaçe ose droga);
i) përkeqësimet e shëndetit për shkak të trajtimeve mjekësore, terapive, injeksioneve, ndërhyrjeve kirurgjikale, kurimit apo kontrolleve për pasoja që nuk janë shkaktuar nga aksidentet;
j) vetëvrasjes ose tentativës për vetëvrasje ose akteve të kryera me dashje apo të tentuara nga i siguruari edhe nëse personi nuk është i përgjegjshëm në momentin e ndodhjes së aktit;
k) dëmtimeve të shkaktuara vetëvetes edhe nëse personi nuk është i përgjegjshëm në momentin e ndodhjes së aktit;
l) ekspozimit ndaj të gjitha llojeve të radiacionit pavarësisht nga origjina e shkaktimit të tyre;
m) aksidenteve apo sëmundjeve të ndodhura/shkaktuara përpara datës së fillimit të mbulimit në sigurim;
n) ndikimit të problemeve mendore apo çdo lloj defekti fizik apo mendor i të siguruarit që nuk është shkaktuar nga aksidenti gjatë periudhës së siguruar;
o) Sindromës së Deficiencës Imunitare të Fituar (AIDS) dhe gjendjeve shëndetësore të lidhura me të;
p) gëlltitjes, thithjes apo injektimeve të vullnetshme të substancave farmaceutike, kimike, apo drogave pa autorizim nga mjeku;
q) pjesëmarrjes së të Siguruarit në zënka dhe grindje; përfshirjes ose tentativës së kryerjes nga ana e të siguruarit në aktivitete të paligjshme, kriminale apo keqbërëse;
r) përdorimit të lëndëve eksplozive dhe korodive, përveç rasteve kur është në përmbushje të detyrës profesionale;
s) aksidenteve te ndodhura tek punonjësit si pasojë e mos zbatimit të rregullave të sigurimit teknik
Kontratat siguruese kanë vlerë ligjore, interpretimi final vjen me vendim Gjykate por secili lexues i Sigurime.Online mund ta interpretojë vetë pjesën e përjashtimeve nga mbulimi, nëse aktivizohet apo jo sigurimi nga aksidentet personale në këtë rast.




