15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetItalia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme, kushtet për të udhëtuar

Italia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme, kushtet për të udhëtuar

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet në Itali kanë dekretuar zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme kombëtare, për shkak të pandemisë COVID-19, deri më 31 mars 2022.

Për personat që hyjnë në Itali, nga një vend i BE, është i detyrueshëm tamponi negativ PCR. Ata që nuk janë të vaksinuar bëhet e detyrueshme karantina 5 ditore dhe tamponi negativ.

Qytetarët shqiptarë mund të hyjnë në Itali, për motive të caktuara:

  1. Pune
  2. Shëndeti,
  3. Studimi,
  4. Urgjence,
  5. Persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës,
  6. Familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali,
  7. Personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezidentë në Itali,
  8. Sportistë, teknikë, gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.

Dokumentacioni i nevojshëm që kërkohet:

  1. Formulari “Passenger Locator Form” në format digjital ose në kopje fizike 👉https://app.euplf.eu/
  2. Testi me rezultat negativ molekular ose antigjenik, të kryer 72 orë përpara udhëtimit;
  3. Qytetarët i nënshtrohen izolimit në mirëbesim prej 10 ditësh në adresën e deklaruar në “Passenger Locator Form” .

Këto rregulla për udhëtimin janë në fuqi nga data 16 dhjetor 2021 deri më 31 janar 2022.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat