Në një aksident në Bypass-in e Vlorës janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, një furgon dhe një veturë janë përfshirë nga flakët dhe janë shkrumbuar plotësisht.
Ndërkohë, në një automjet tjetër, të tipit BMW, një person ka mbetur i bllokuar brenda. Bëhet fjalë për një 40-vjeçar, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën në vendngjarje. Për shkak të dëmtimeve të rënda dhe deformimit të mjetit nga përplasja, trupi i viktimës ndodhet ende brenda automjetit.
Përveç thirrjes së përsëritur për përgjegjshmëri në drejtimin e mjetit, respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, Sigurime.Online sjell edhe interpretimin nga perspektiva e siguruesve të sigurimeve që aktivizohen.
Dëmet shëndetësore te personat e tjerë, qofshin kalimtarë apo pasagjerë të automjetit që humbi kontrollin, do të mbulohen nga TPL-ja e mjetit shkaktar të aksidentit.
Një sigurim i detyrueshëm TPL mbulon deri në 750 mijë euro dëme ndaj të tretëve.
Dy automjetet e tjera të dëmtuara, pasagjerët e tyre të dëmtuar, pasagjerët e makinës shkaktare dhe dëmet ndaj të tretëve, duke përjashtuar dëmet materiale në mjetin shkaktar dhe dëmet shëndetësore të drejtuesi i mjetit shkaktar, mbulohen nga TPL-ja e mjetit shkaktar.
Rastet përjashtimore shprehen qartë në policën e sigurimit. Aktivizimi i policës së mjetit shkaktar lidhet me përfundimin e hetimit të aksidentit.
Megjithatë ajo që mund të thuhet me siguri është që pikërisht për aksidente të rënda si këto, të qenit i pasiguruar është kosto më e lartë se të qenit i siguruar.




