20.9 C
Tirana
Friday, June 5, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSIGAL me ALLIANZ dhe SWISS RE sjellin Travel Plus si produkt sigurimi

SIGAL me ALLIANZ dhe SWISS RE sjellin Travel Plus si produkt sigurimi

Dy pyetje që ndryshuan mënyrën si menduam për sigurimin. Pak njerëz kërkojnë një sigurim për kancerin. Shumica kërkojnë një sigurim udhëtimi. Ata duan të jenë të mbrojtur gjatë pushimeve, gjatë një udhëtimi pune apo kur ndodhen larg shtëpisë. Rreziku është i qartë dhe i kuptueshëm. Por ndonjëherë janë vetë klientët ata që të tregojnë se çfarë mungon.

Një ditë, rreth orës katër të pasdites, pak para përfundimit të orarit të punës, morëm një telefonatë urgjente. Një baba shqiptar kishte pësuar infarkt gjatë pushimeve në Turqi. Me të ndodhej vajza e tij 6-vjeçare.

Brenda pak minutash u kuptua se problemi nuk ishte vetëm shtrimi në spital. Duhej menduar kush do të kujdesej për fëmijën, nëse duhej të udhëtonte një familjar drejt Turqisë dhe si do të organizohej kthimi i tyre në Shqipëri.

Në ato momente kupton se një sigurim udhëtimi nuk ka të bëjë vetëm me pagesën e faturave mjekësore. Ka të bëjë me menaxhimin e një situate që askush nuk e kishte planifikuar.

Vite më vonë, një ngjarje tjetër ngriti një pyetje krejt ndryshe. Një klient i hershëm i SIGAL kërkoi një takim në zyrë. Kur hyri, i dhamë dorën, por nuk e njohëm menjëherë. Kishte humbur shumë peshë. Ishte diagnostikuar me kancer.

Biseda zgjati pak. Në thelb kishte vetëm një pyetje:

“Unë kam blerë gjithmonë sigurim shëndeti. Si nuk isha i mbrojtur për këtë sëmundje?”
Nuk ishte një pyetje për kontrata apo kushte sigurimi. Ishte pyetja e një njeriu që mendonte se kishte bërë gjithçka siç duhet.

Këto dy situata dukeshin të ndryshme, por kishin diçka të përbashkët. Të dy personat kishin nevojë për mbështetje në momente kur jeta kishte dalë jashtë çdo plani. Pikërisht nga këto histori lindi ideja e Travel Plus.

Paketa përfshin mbrojtjen klasike të sigurimit në udhëtim: emergjenca mjekësore dhe dentare, riatdhesim mjekësor, evakuim, kthimin e fëmijëve në vendbanim, nisjen e një familjari pranë të siguruarit dhe kthimin e parakohshëm nga udhëtimi për arsye shëndetësore.

Ajo përfshin edhe një mbrojtje financiare në rast diagnostikimi me tumor malinj ose tumor beninj në tru, sipas kushteve të kontratës.

Ideja nuk ishte të krijohej thjesht një produkt i ri. Ideja ishte t’i jepej përgjigje një pyetjeje që është dëgjuar më shumë se një herë:

“Nëse jam kujdesur të sigurohem për atë që mund të më ndodhë në udhëtim, pse të mos jem i mbrojtur edhe për atë që mund të më ndryshojë jetën?”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat