Afërsisht 1.1 milionë euro në katër muajt e parë të vitit 2026, sipas raportit të AMF u paguan nga SIGAL. Konkretisht kjo shumë përbën 47.7% të të gjitha dëmeve që paguan industria e sigurimeve në vend në drejtim të sigurimeve të shëndetit. Industria, me 8 kompani operuese, pagoi 2.46 milionë euro.

SIGAL Insurance Group mbetet paguesja kryesore e dëmeve në vend. Vitin e shkuar, janar-dhjetor 2025 kompania pagoi rreth 3.8 milionë euro si dëme në sigurimet e shëndetit, ndërsa e gjithë industria pagoi 7.79 milionë euro.




