26.5 C
Tirana
Tuesday, June 2, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident fatal në Lushnje, disa apele të përsëritura nga pikëpamja e sigurimeve

Aksident fatal në Lushnje, disa apele të përsëritura nga pikëpamja e sigurimeve

Një tjetër aksident fatal raportohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lushnje.

Një 43-vjeçar ka humbur jetën pas përplasjes në rrethrrotullim.

Mjeti i tij mësohet se si fillim është përplasur me bordurën e rrethrrotullimit, më pas është përplasur me shtyllën e ndriçimit.

Së pari, Sigurime.Online shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet e stafit për humbjen e jetës së të riut.

Së dyti, Sigurime.Online apelon për kujdes, përgjegjshmëri dhe respektim të rregullave të qarkullimit rrugor në drejtim të automjetit.

Së treti, portali ynë, si përherë do të provojë ta analizojë këtë ngjarje nga perspektiva e sigurimeve:

  1. TPL, sigurimi i detyrueshëm i automjeteve, nuk parashikon mbulim dhe as dëmshpërblim për dëmet në jetë dhe shëndet për drejtuesin e dëmtuar të mjetit shkaktar në këtë rast konkret.
  2. TPL, sigurimi i detyrueshëm i automjeteve, nuk parashikon mbulim për dëmet materiale në mjetin shkaktar, duke qenë mjet i vetëm i përfshirë në aksident si pasojë e daljes nga rruga.
  3. TPL, sigurimi i detyrueshëm i automjeteve, mbulon dëmet ndaj të tretëve, ku përfshihen edhe dëmet në infrastrukturën publike nga përplasja.
  4. Dëmet shëndetësore, apo në rastin konkret, dëmshpërblimi për trashëgimtarët ligjorë të shoferit, do t’i mbulonte sigurimi nga aksidentet. Deri në 10 mijë euro me 10 euro shtesë mbi TPL do të ishte mbulimi. Deri në 50 mijë euro si sigurim i mëvetshëm,  me çmim sigurimi 90-120 euro.
  5. Dëmet materiale në automjetin e dalë nga rruga i mbulon sigurimi KASKO. Deri në 90% të vlerës limit të mbulimit në sigurim KASKO, sipas kontratës.
  6. Sigurimi MINIKASKO nuk do të aktivizohej në këtë rast, sepse nuk jemi në rrethanat e një aksidenti mjet me mjet dhe në lëvizje.

Sigurime.Online risjell në vëmendje se aksidentet janë të pashmangshme, e rëndësishme është që dramat dhe përmasat që një aksident mund të sjellë minimalisht të jenë financiarisht të siguruara.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat