28.5 C
Tirana
Monday, June 1, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSIGAL për 1 qershor me fëmijët e Shtëpisë “Zyber Hallulli”

SIGAL për 1 qershor me fëmijët e Shtëpisë “Zyber Hallulli”

SIGAL INSURANCE GROUP, në përmbushje të përgjegjësive sociale, përmes një përfaqësie të kryesuar nga zëvendësdrejtorja e Përgjithshme e SIGAL, znj. Alma Totokoçi, në Ditën Kombëtare të Fëmijëve zhvilloi një vizitë duarplotë në Shtëpinë e Fëmijëve “Zyber Hallulli”.

“Në SIGAL do të jeni gjithnjë në vëmendje dhe gjithnjë të mirëpritur”, ishin fjalët e zëvendësdrejtores së Përgjithshme, znj. Totokoçi, drejtuar stafit dhe fëmijve të qendrës.

Znj. Totokoçi dhe përfaqësues nga stafi i SIGAL u pritën në takimin e ngrohtë nga drejtorja e Shtëpisë “Zyber Hallulli”, znj. Valbona Imeraj.

Drejtorja e Shtëpisë falënderoi SIGAL në emër të fëmijëve, për gatishmërinë e treguar për ndihmë dhe për dhuratat e shumta. Drejtorja e Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli” u shpreh se kjo urë komunikimi mes të dy institucioneve do të vijojë.

Tre minimaturantët, pranë festës së përfundimit të studimeve fillore nëntëvjeçare, u surprizuan nga kompania SIGAL me një set të plotë veshjeje të modës së fundit italiane, ndërsa fëmijët e tjerë me disa pako dhuratash me lodra, libra dhe mjete kancelarike.

SIGAL INSURANCE GROUP e njeh mirë peshën që duhet të luajë në shoqëri dhe çështjet që i takon të perqafojë për hir të përgjegjësive sociale. Ndaj, në këtë 1 qershor, nuk kishte se si të mos u gjendej pranë vogëlushëve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat