21.5 C
Tirana
Tuesday, May 5, 2026
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiApel për lexim të vëmendshëm të kushteve: Sëmundjet paraekzistuese PËRJASHTOHEN nga mbulimi...

Apel për lexim të vëmendshëm të kushteve: Sëmundjet paraekzistuese PËRJASHTOHEN nga mbulimi i sigurimeve të shëndetit

Sëmundjet paraekzistuese përfshihen në përjashtimet e çdo kontrate të sigurimit shëndetësor në vend.

Ato përmenden ose te objekti i kontratës, ose në krye të listës së përjashtimeve. Në çdo rast, janë të shprehura qartë në kontratat siguruese.

Kontratat e sigurimit të shëndetit garantojnë mbulim financiar vetëm për rastet që shfaqen pasi kontrata është aktive dhe që kanë karakter akut.

Nëse një person ka dijeni për një sëmundje paraekzistuese dhe merr sigurim për ta trajtuar me shpenzimet e sigurimit, kjo përbën keqpërdorim të policës.

Refuzimi i mbulimit nga siguruesi është hapi i radhës.

Insistimi përmes ankesave nga ana e të siguruarit, nuk e ndryshon këtë fakt. Ky është keqkuptim dhe keqpërdorim i kontratës.

Përvoja e ekspertëve, me të cilët konsultohet rregullisht Sigurime.Online, tregon se ky keqkuptim ose keqpërdorim është i përhapur në tregun shqiptar të sigurimeve.

“Sëmundje paraekzistuese: … e cila është diagnostikuar ose trajtuar përpara se i siguruari të regjistrohej dhe sigurohej me këtë policë sigurimi. Një gjëndje e tillë është e përjashtuar nga mbulimi sipas kësaj police sigurimi, pra i jep të drejtën siguruesit të mos ofrojë mbulim sipas kësaj police”, saktësohet në secilën kontratë sigurimi të shëndetit.

“Trajtimi për sëmundjet të cilat janë raportuar, diagnostikuar, trajtuar ose që kanë shfaqur simptoma ose gjetje (shenja) të lidhura me dokumentacionin mjekësor gjatë periudhës së përjashtimit”, shprehet saktësisht te neni i përjashtimeve të çdo kontrate sigurimi.

Sigurimet mbulojnë ngjarje që paraqiten si raste të reja, me karakter akut pas marrjes në sigurim.

Në këtë kuptim, Sigurime.Online apelon të shqyrtohen alternativa të tjera dhe jo sigurimi, nëse keni pasur raportim, diagnostikim, trajtim apo çdo gjurmë të një sëmundjeje paraekzistuese.

Kompania e sigurimeve nuk do ta mbulojë dhe kjo do të jetë në përputhje me kontratën dhe legjislacionin në fuqi.

Çdo pretendim i ndryshëm do të jetë i pabazuar në kontratë dhe në ligj.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat