21.5 C
Tirana
Tuesday, May 5, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Paguaj sigurim të detyrueshëm, pas aksidentit u shpërblye makina e tjetrit, e...

“Paguaj sigurim të detyrueshëm, pas aksidentit u shpërblye makina e tjetrit, e imja jo”, paqartësia e drejtuesit dhe shpjegimi i Sigurime.Online

Sigurime.Online mori një “denoncim” në tekstin si vijon:

“Muajin e shkuar, padashur, aksidentova një mjet përballë meje. Raporti policor, për këtë nuk kam kundërshtime, më konsideroi fajtor. Me policën e sigurimit tim, që e paguaj çdo vit, mjeti që godita nga prapa u dëmshpërblye nga kompania ime e sigurimit. 1-1.2 mijë euro. Dëm jo shumë i madh. Problemi është që edhe unë pata 1-1.5 mijë euro dëm në pjesën e përparme të makinës dhe kompania ime e sigurimit as nuk ma përfilli kërkesën që edhe unë të dëmshpërblehesha”. 

Nga ky tekst, menjëherë, si interpretim mund të nxjerrim përfundimin e shpejtë, por të saktë:

Drejtuesi i mjetit nuk e ka kuptuar frymën dhe gërmën e kontratës së sigurimit që ka nënshkruar. 

Drejtuesi i mjetit nuk e ka kuptuar produktin e sigurimit të detyrueshëm TPL, e cila mbulon përgjegjësitë ndaj palëve të treta.

Që në paragrafin e parë të çdo kontrate sigurimi TPL, shpjegohet shprehimisht OBJEKTI I KËSAJ KONTRATE:

Objekt i kësaj kontrate është sigurimi i përgjegjësisë të drejtuesit të mjetit motorik për dëmet që ky drejtues mund t’i shkaktojë palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti, si
rrjedhojë e veprimeve ose mosveprimeve të tij me faj, në përputhje me parashikimet e Ligjit nr. 32/2021, datë 16.03.2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e
transportit”

Nga ky tekst, me shumë thjeshtësi, nxirret përfundimi se TPL-ja mbulon vetëm dëmet ndaj të tjerëve/të tretëve.

Po ashtu, që në pikën e parë të PËRJASHTIMEVE, shkruhet qartësisht:

PËRJASHTIMET NGA MBULIMI NË SIGURIM DHE PËRJASHTIMI NGA DËMSHPËRBLIMI
Nuk përfiton nga kjo kontratë sigurimi:
a) drejtuesi i mjetit, shkaktar i aksidentit, përfshirë këtu trashëgimtarët e tij ligjorë dhe të afërmit e tij, për dëme që i shkaktohen këtij drejtuesi;

Ankesa e lexuesit të Sigurime.Online është e pabazuar në kontratë, e pabazuar në ligjin e sigurimit të detyrueshëm motorik të transportit rrugor, si e tillë, e pavend.

A ka një zgjidhje që ai të mbulojë dëmet në mjetin e tij, pasi ka dëmshpërblyer me policën TPL dëmet te pala e tretë? 

Po. Zgjidhja është sigurimi MINIKASKO. Sigurim vullnetar shtesë, që blihet bashkë me TPL, kushton vetëm 3,000 ALL, mbulon deri në 1,000,000 ALL dëme te mjeti shkaktar, me tre parakushte kryesore: që aksidenti të ketë ndodhur mjet me mjet, në lëvizje dhe në rrugë automobilistike.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat