Rasti i apartamentit të djegur në fundjavë në Tiranë, në kompleksin “Kika 2”, dëmet në të dhe dëmet që zjarri shkaktoi në dy banesat fqinje mund të kishin rezultuar me një ngarkesë zero në xhepat e pronarit të apartamentit, nëse ai do të kishte pasur dy sigurime të thjeshta.
Sigurimi i banesës nga zjarri dhe sigurimi i përgjegjësisë ndaj fqinjëve.
Në atë zonë të Tiranës, me limit mbulimi 15 milionë lekë, për një apartament 100 m², sigurimi bazë kushton vetëm 7 500 ALL. Në rast shkrumbimi të plotë, 13.5 milionë lekë do të paguheshin si dëmshpërblim nga siguruesi.
Në rast se do të ishte siguruar edhe përgjegjësia ndaj fqinjëve me 0.15% të shumës limit, për vetëm 3 mijë lekë do të siguroheshin 2 milionë lekë zhdëmtime, të cilat siguruesi do t’ua paguante fqinjëve.
10 mijë lekë të reja do ta bënin zero përgjegjësinë financiare të pronarit pas zjarrit në banesë, si për ndërhyrjen në banesën e tij, ashtu edhe për zhdëmtimin e fqinjëve.
10 mijë të reja, deri në 13.5 milionë lekë zhdëmtime në apartamentin e tij, deri në 2 milionë lekë zhdëmtime te fqinjtë: falë dy sigurimeve, sigurim i banesës nga zjarri dhe përgjegjësi ndaj fqinjit.
Nuk na mbetet vetëm të urojmë që t’i kenë patur këto dy sigurime kaq jetike, kaq praktike dhe kaq të zgjuara.




