Dy janë këshillat, që SIGURIME. ONLINE ka si këshillë jete dhe biznesi për lexuesit e vetë.
SIGURIME.ONLINE i ka ndërtuar mbi përvojën dhe ekspertizën më të mirë të profesionistëve të ekonomisë, financave, sigurimeve dhe pronave këto dy këshilla të thjeshta praktike:
- MOS E MERR SHTËPINË ME QIRA NËSE NUK ËSHTË E SIGURUAR
- MOS MERR SHTËPI ME QIRA TË PASIGURUAR
Një ushtrim i thjeshtë imagjinate
Një apartament me qira nuk është thjesht një marrëveshje mujore. Ai është një ekspozim i përditshëm ndaj rreziqeve, njësoj si të marrësh me qira një makinë të pasiguruar, e cila, siç shpesh e kemi thënë përmes shkrimeve tona ndërgjegjësuese, kushton më shumë e pasiguruar se sa të jetë e siguruar.
Mjafton ta imagjinosh për një moment sjelljen e një qiramarrësi ndaj një makine me qira për të kuptuar se çfarë mund të ndodhë edhe me një banesë. Përgjegjshmëria e tij është më e luhatshme.
Kujton se do të ketë të njëjtin “sëmbim në zemër” ndaj pronës tënde, si ti ndaj saj?
SIGURO RREZIQET
Rreziqet janë konkrete dhe të përditshme: zjarr, përmbytje, dëmtime nga qiramarrësi, dëme ndaj fqinjëve, si dhe defekte elektrike apo teknike. Kur ndodh dëmi, askush nuk të pyet nëse je pronar apo qiramarrës. Dëmi paguhet.
Për pronarin, një pronë e pasiguruar është një rrezik financiar i drejtpërdrejtë. Një incident i vetëm mund të fshijë vite investimi dhe kursimesh.
Shumëkush ende mund të mos e ketë shlyer kredinë e asaj pronë në bankë.
Për qiramarrësin, mungesa e sigurimit përkthehet në pasiguri personale: sendet e tij, përgjegjësia e tij dhe rreziku i tij mbeten të pambrojtura.
Sigurimi është garancia që balancon këtë marrëdhënie.
Pronari mbron pasurinë e tij, ndërsa qiramarrësi mbron veten dhe përgjegjësinë që mbart.
Në këtë mënyrë, raporti mes palëve bëhet më i qartë, më i drejtë dhe pa konflikte të panevojshme.
Mendoni një negociatë që nis kaq bukur e strukturuar, mes qiradhënësit dhe qiramarrësit:
A. Sigurimi i banesës nga rreziqet i kryer nga qiradhënësi
B. Sigurimi i përgjegjësisë i kryer nga qiramarrësi.
Sa kushtojnë dhe çfarë mbulojnë?
Me shumën limit 150 mijë euro, një apartament në qendër të Tiranës sigurohet nga rreziku i zjarrit për 75 euro në vit.
Deri në 135 mijë euro paguan siguruesi nëse prona shkrumbohet nga zjarri.
Me vetëm 30 euro në vit mund të sigurohen deri në 20 mijë euro dëme ndaj të tretëve.
Dy këshillat!
Mos hyr në një shtëpi të pasiguruar.
Mos jep një shtëpi pa sigurim.
Një kontratë qiraje pa sigurim është një vallëzim mes rreziqesh, moskuptimet dhe keqkuptimet do të sillen përherë vërdallë.
Shmange, një sigurim është vlerë që të larton në çdo negociatë qiradhënieje, ty dhe pronën tënde.




