18.5 C
Tirana
Wednesday, April 22, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPjesa e tretë/ CEO i SIGAL për Gogo.al: Çfarë janë, si funksionojnë...

Pjesa e tretë/ CEO i SIGAL për Gogo.al: Çfarë janë, si funksionojnë dhe përfitimet e investimit në pensione private

Në këtë pjesë të tretë të zbardhjes së intervistës së CEO-s së Sigal Insurance Group, z. Avni Ponari, do të gjeni diskutimin mbi pensionet private, si funksionon fondi i pensioneve private dhe pse ia vlen të investosh në t

Gogo: Keni punuar në dimensionin e edukimit të shoqërisë, se më duket sikur s’keni bërë mjaftueshëm.

Ponari: Shumë, por përsëri kur flisni me ta, unë vetë mund të kem bërë me dhjetëra leksione nëpër universitete, me dhjetëra takime. Mund t’u kem folur për shumë gjëra. Ata mbeten të habitur. Industria e sigurimeve është mahnitëse nga shumë pikëpamje. Të flasësh për sigurimin e aviacionit, për raketat, për sigurimin e Artemisit që shkoi në Hënë, e siguruar ka qenë. Patjetër. Patjetër që ka qenë e siguruar.

Jeta e astronautëve, jeta, raketa, gjithçka e siguruar. Nuk ka asgjë në qiell të pasiguruar. Nuk ka asgjë në tokë të pasiguruar. Vetëm në Shqipëri ka ende gjëra të pasiguruara. Në Kosovë. Në Maqedoni.

Gogo: Kosova a është më mirë?

Ponari: Janë më përpara, për shkak se ata kanë pasur sigurime në kohën e diktaturës. Ata kishin makina, kishte siguracion. Ne nuk kishim asgjë. Ne nuk kishim asgjë private dhe “shteti, shteti” për gjithçka.

Gogo: Po Maqedonia e Veriut?

Ponari: Edhe RMV është ish-Jugosllavi dhe si e tillë edhe ata e njohin. Ata bëjnë sigurimet e jetës me kursim për fëmijët, por edhe për veten. Ti nëse investon për pensionin tënd, siç ndodh në Maqedoni, që e bëjnë të gjithë. Atje totali i parave si fond i pensioneve private është 7 miliardë, shumë e jashtëzakonshme që e kanë privatisht qytetarët e Maqedonisë, 7 miliardë euro.

Gogo: Çfarë do të thotë “investoj për pensionin tim”?

Ponari: Pensionet private janë një element shumë i rëndësishëm i mbrojtjes dhe i garantimit të njerëzve për moshën e tretë. Shqipëria dhe Serbia nuk e kanë kollonën e dytë. Ne vazhdojmë me kolonën e tretë. Pensionet ndahen në tre kolona. Kolona e tretë që është 100% vullnetare. Kolona e dytë që është jo vullnetare, kjo e ndihmon, ndahen. Kolona e parë që është e gjitha shtetërore. Kolona e dytë që nuk është në Shqipëri, Rumania, Maqedonia, Mali i Zi dhe e gjithë Evropa e kanë, do të thotë që nga 27% që ne paguajmë sigurime shoqërore, 2% shkon te fondi privat dhe 25% te shtetërori. Këto janë sigurime shoqërore. Janë për shoqërinë. 2% të detyrojnë që ta çosh në një fond privat pensioni. Ky fond privat pensioni me këtë 2% për 15 vjet në Maqedoni ka arritur 7 miliardë euro. Edhe në rast se qeveria ka nevojë për investime, për para, i thotë fondit të pensioneve: “m’i jep se t’i kthej pas 10 vjetësh”. Mundësi shumë e mirë për shtetin, për të garantuar, për të marrë para dhe për t’i mbajtur 10–15 vjet. Sepse ato nuk paguhen menjëherë, por pak nga pak dhe është shumë e thjeshtë.

Gogo: Nëse do të bëhej vullnetar…

Ponari: Ne jemi te vullnetari. Totali i investimeve të shqiptarëve me 4 kompani që janë, është rreth 100 mln. SIGAL e ka këtë buxhet rreth 50 mln. Ka rreth 50% të tregut. Pra, shteti ka krijuar një incentivë. Nëse ti do të investosh te fondi privat, deri në 50 000 ALL në muaj të njihen pa taksa, t’i heq nga borderoja, nuk paguan taksa dhe i çon te fondi i pensionit privat. Incentivë shumë e mirë. Njerëzit, dikush për mungesë besimi, dikush për mungesë njohjeje, dikush për shumë arsye nuk e kryejnë këtë veprim, nuk investojnë. Janë një numër shumë i vogël. Kur kemi filluar ne para 20 vitesh, dhe tani shumë veta kanë filluar të marrin pensionin privat, pensioni i tyre privat është nga 400 mijë deri në 1 mln lekë, sepse kanë investuar gjatë gjithë kohës.

Gogo: Në raport me atë pensionin 15 mijë apo 20 mijë të reja.

Ponari: Këta marrin nga 400 deri në 800 mijë apo deri në 1 mln lekë çdo muaj (të vjetra). Dhe janë një numër jo i vogël, i madh, sepse kanë investuar që në fillim. Ne u themi që tani: filloni tani se dhjetë vjet ikin shpejt. Pensionin privat ti e merr që 60 vjeç. Nuk ka kufizim. Mund ta marrësh përnjëherë, por edhe çdo muaj, si ta duash. Nëse i merr çdo muaj ti ke përfitim ekstra. Pra ato vazhdojnë dhe shtohen, dhjetë vjet, pesëmbëdhjetë vjet, për aq kohë sa ti e ke kontratën. Ky pension është shumë i rëndësishëm për ata që duan ta bëjnë, për ata që duan ta investojnë, por atë mund ta bësh edhe në një formë tjetër që është bërë shumë pak kohë më parë. Ti nuk blen dot shtëpi në Tiranë. Shumë njerëz mendojnë të blejnë një apartament si investim dhe këtë ta japin me qira me 200, 300 apo 400 mijë lekë, me idenë të sigurojnë pensionin, t’i rrisin të ardhurat në pension. Por kjo qira ka shumë problematika: të gjesh personin, t’i bësh kontratën, të paguash taksa. Ne i themi: futi te fondi i pensioneve 50 mln përnjëherë dhe merr 300 mijë lekë çdo muaj apo 400 mijë lekë çdo muaj dhe pas 10 vjetësh apo 15 vjetësh ti ke përsëri 50 mln të tuat. Ti ke lekë që ke kursyer çdo kohë, i merr të paprekura pas 10–15 vjetësh.

Gogo: Qenka një mundësi shumë e mirë.

Ponari: Me këtë skemë na hyjnë shumë nga jashtë. Shqiptarë që janë jashtë. Çfarë bëjnë? Sjellin për prindërit. Thonë: ok, pensioni është i imi, te babai dhe mamaja. Pensioni është për ata, ndërsa interesin le ta marrë babai me mamanë. Prindërit marrin 300–400 mijë në muaj, ai nuk humb asgjë sepse ato lekë janë aty, pas 10 vjetësh merr të gjithë shumën që kishte.

Gogo: Qenka një ofertë më e mirë sesa te banka.

Ponari: Patjetër. Këto para janë të gjitha bono thesari. Shumë veta thonë: po sikur të më humbin? Janë bono thesari. Nëse falimenton shteti shqiptar, s’ka as Zoti ç’bën. Por duke qenë bono thesari në shtetin shqiptar, këto bono janë 10–20 vjeçare, të cilat janë 100% të garantuara, vetëm në rast se shteti nuk është më. Nëse nuk është shteti më, nuk e dimë, jemi a s’jemi edhe ne. Domosdoshmëria e investimit te ky fond është shumë e rëndësishme. Gjetja e mënyrës dhe rrugës që mund ta bësh, edhe online, por mund të komunikosh në çdo zyrë të SIGAL-it që dua të bëj pension.

Sot ka një ndërgjegjësim, por nuk është në atë masë që do të duhej të ishte, sepse normalisht duhet të ketë fluks për të gjithë njerëzit. Ty ta ka krijuar këtë mundësi ta heqësh nga paga, nga taksa. Një pagë 2 mln lekë në fund të vitit përfiton 1 mln e 600 mijë lekë vetëm pse i fute te fondi i pensioneve. Nëse 1.6 mln lekë i merr për sigurimin e shëndetit, një kartë gold. Pra, investove lekët te fondi, more edhe një kartë gold, lekët i ke, kartën gold e ke, je një njeri i kompletuar, nuk shpenzon asgjë. Përdoresh vetëm incentivën nga taksa e shtetit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat