14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTregtia me pakicë u rrit me 4.9% në tremujorin e tretë/ Rritja...

Tregtia me pakicë u rrit me 4.9% në tremujorin e tretë/ Rritja shkon për qendrat tregtare dhe supermaketet, dyqanet në lagje dobët

Ritmet e rritjes së tregtisë me pakicë u zbuten disi në tremujorin e tretë të vitit 2021, pas rritjes rekord në tremujorin e dytë me 9,9%.

INSTAT raportoi sot se indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë u rrit me 4,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Ritmet e rritjes mbetën të larta edhe në krahasim me vitin 2019, ku tregtia me pakicë në të njëjtën periudhe u rrit me 3.9%.

Grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” ndikoi rritjen e tregtisë më pakicë më +2,4 pikë përqindje dhe grupi “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me +1,9 pikë përqindje. Grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” ka kontribuar me +0,6 pikë përqindje.

Të dhënat tregojnë se qendrat tregtare dhe supermarketet kishin shitje më të larta se njësitë e tregtisë me pakicë jo në lagje që administrohen nga të vete- punësuarit.

Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e tretë 2021 është rritur me 3,3 %, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2020.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” volumi i shitjeve është rritur 2,1 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2020.

Volumi i shitjeve për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” është rritur 4,2 %, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.

Në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“ volumi i shitjeve është rritur me 10,3 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2020.

I përshtatur sezonalisht Në tremujorin e tretë 2021, volumi i shitjeve përshtatur sezonalisht në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” është rritur me 7,6 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” volumi i shitjeve përshtatur sezonalisht, është rritur me 3,1 %. krahasuar me tremujorin paraardhës. Volumi i shitjeve përshtatur sezonalisht në tregtinë me pakicë për grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” është rritur me 9,1 %, kundrejt tremujorit të mëparshëm.

Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“ volumi i shitjeve i përshtatur sezonalisht është rritur me 9,1 %, kundrejt tremujorit të dytë 2021.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat