27.5 C
Tirana
Friday, April 17, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarr edhe në një hotel qendror, pesë siguracionet që hotelierët duhet t'i...

Zjarr edhe në një hotel qendror, pesë siguracionet që hotelierët duhet t’i njohin

Lajmi për zjarrin te Farmacia nr. 10 u pasua dje me një tjetër rast zjarri, dhoma e një hoteli qendror në Tiranë.

Pesë janë siguracionet që çdo hotelier duhet t’i njohë, të cilat, nëse do të konsultoheshin me Sigurime.Online, janë këto:

sigurim prone,

sigurim i ndërprerjes së aktivitetit,

sigurim i aksidenteve,

sigurim i përgjegjësive civile,

sigurim i përgjegjësisë së drejtuesve.

Sigurimi i pronës mbulon dëmet në ndërtesa, dhoma, ambiente shërbimi dhe pajisje hoteliere. Me vetëm 1 euro për metër katror, biznesi mund të sigurojë godinën dhe asetet nga zjarri dhe tërmeti deri në 1000 euro dëmshpërblim për metër katror. Në varësi të strukturës dhe risqeve specifike të hotelit, siguruesi sugjeron mbulimin më të përshtatshëm. Nëse zjarri shkrumbon një hotel prej 2000 m², atëherë dëmi që do të paguante siguruesi do të ishte deri në 2,000,000 euro.

Sigurimi i ndërprerjes së aktivitetit kompenson humbjet financiare kur hoteli ndalon funksionimin si pasojë e një zjarri apo rreziku tjetër të siguruar. Nëse një zjarr e nxjerr hotelin jashtë funksioni për, p.sh., 60 ditë, biznesi humbet të ardhurat nga rezervimet, eventet dhe shërbimet. Me këtë sigurim, hoteli do të zhdëmtohej për fitimin e munguar gjatë kësaj periudhe, duke garantuar likuiditet dhe vazhdimësi financiare edhe në një situatë të rëndë.

Sigurimi i aksidenteve mbron punonjësit e hotelit (recepsion, mirëmbajtje, kuzhinë, shërbim etj.), duke i dëmshpërblyer në rast paaftësie të përkohshme, si edhe deri në dy paga vjetore në rast paaftësie të përhershme ose vdekjeje. Sigurimi i posaçëm për aksidentet në punë mbulon dëmtimet gjatë ushtrimit të detyrës. Ai mund të përfshijë deri në 24 paga mujore në rast fataliteti apo invaliditeti të plotë, opinion të dytë mjekësor në spitale ndërkombëtare, zbritje në klinika private dhe mbulim të shpenzimeve mjekësore deri në 150,000 lekë. Për një punonjës hoteli me pagë vjetore 1.5 milion lekë, kostoja e sigurimit mbetet shumë e ulët krahasuar me përfitimet. Vetëm 60-90 euro.

Përgjegjësia civile mbulon dëmet ndaj palëve të treta, si klientë, vizitorë apo biznese përreth. Në rast zjarri në hotel, nëse flakët ose tymi dëmtojnë pronat fqinje apo shkaktojnë dëmtime tek klientët, sigurimi i përgjegjësisë civile mbulon këto pasoja financiare dhe ligjore.

Ndërsa sigurimi i përgjegjësisë së drejtuesve (D&O Liability Insurance) mbron administratorët dhe menaxherët e hotelit nga pasojat e vendimeve të gabuara, neglizhencës apo mosmenaxhimit të rrezikut. Nëse drejtuesit nuk kanë marrë masat e duhura për sigurimin e hotelit apo kanë bërë zgjedhje të gabuara që çojnë në dëme të mëdha, ata mund të përballen me pasoja ligjore dhe financiare. Ky sigurim i mbron nga këto rreziqe dhe nga dëmtimi i reputacionit profesional.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat