23.5 C
Tirana
Tuesday, April 14, 2026
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiPërmbyset automjeti në Devoll dhe më pas digjet, cili sigurim e mbulon...

Përmbyset automjeti në Devoll dhe më pas digjet, cili sigurim e mbulon dëmin material?

Pasditen e së hënës në aksin rrugor Hoçisht- Gracë në Devoll një drejtues ka humbur kontrollin e mjetit duke u përmbysur në rrugë.

Bashkë me të udhëtonin edhe dy djem të tjerë, të cilët kanë marrë lëndime.

Kanë qenë udhëtarët e rastit që kanë ndihmuar djemtë të dalin në kohë nga mjeti, pasi makina ka marrë flakë duke rrezikuar jetët e tyre.

Siguracioni TPL aktivizohet vetëm për lëndimet trupore të dy pasagjerëve.

Për dëmet materiale në mjetin e përmbysur, do të nevojitej një sigurim KASKO.

KASKO është sigurimi që merr përsipër, veç të tjerash, në rastin konkret dëmet nga zjarri. Ky zjarr, në dukje, vjen për shkaqe të jashtme, presupozohet i lidhur me aksidentin, me përmbysjen e mjetit dhe si i tillë mbulohet nga sigurimi KASKO.

Në këtë rast, dëmet materiale në mjetin motorik, do të ishin dëmshpërblyer nga sigurimi KASKO.

Sigurisht, duhet pritur ekspertiza pasi për çdo rast, nevojitet vërtetimi që shkaku i zjarrit ka qenë aksidenti dhe se zjarri ka pasuar aksidentin dhe jo e kundërta, në mënyrë që sipas legjislacionit dhe kontratës së sigurimit dosja e dëmit të quhet e plotë, e mirëdokumentuar.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat