23.5 C
Tirana
Tuesday, April 14, 2026
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiSi të rritësh pensionin privat me Fondin e Pensioneve SIGAL

Si të rritësh pensionin privat me Fondin e Pensioneve SIGAL

Koha është kryefjala. Nëse ky shkrim do të rrudhej në një fjali-këshillë, ajo fjali do të ishte një e thjesht:
Mos prit nesër, por hap llogari falas, me koston ZERO në Fondin e Pensioneve SIGAL, ku sot do të gjesh normën e kthimit 4.55% dhe një historik vjetor përmirësues nga viti në vit. 
Idesë se duhet filluar vonë të mendohet për pensionin privat i ka tejkaluar koha. Logjika e shifrave e hedh poshtë. Pensioni është vendimi më i rëndësishëm financiar, që ndikohet në themel të tij nga konteksti kohor i zgjedhjes dhe konkretizimit të saj.
Thënë në terma konkretë: kontribuon 10 vjet, arrin fare pak rezultat. Kontribuon 20 vjet, kontributi nis të marrë kuptim. Kontribuon 30 vjet, interesi punon si partneri yt kryesor. Sistemi punon për ty.
“Një drejtor spitali më tregoi se mjekët nuk duan të hyjnë në pension privat. Qesha para se të mbaronte fjalinë. “Sepse nuk kanë kontribuar mjaftueshëm gjatë viteve”, më tregoi. Paga e tyre është shumë më e lartë se pensioni që do marrin nesër. Kolegët e tyre synojnë që pensionin ta kenë sa pagën ndaj fillojnë kontribuojnë herët“,- dëshmonte në rrjetet e tij sociale CEO i Fondit SIGAL PENSION, z. Elvis Ponari. 
Planifikimi dhe investimi i hershëm i kontributit në pensionin privat është disiplinë, që kërkon vendimmarrje, zbatim, zgjuarësi, kursim, mirëkoordinim dhe qasje mendjehapur ndaj parasë:
                  Paratë mund dhe duhet të punojnë për kontribuesin.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat