18.5 C
Tirana
Thursday, April 9, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident me 3 të lënduar në aksin Vlorë-Kuç: Interpretimi sipas siguracioneve që...

Aksident me 3 të lënduar në aksin Vlorë-Kuç: Interpretimi sipas siguracioneve që aktivizohen

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Kuç, në vendin e njohur si “Ura e Laskos”.

Sipas raportimeve, në aksident u përfshinë dy automjete: një Suzuki dhe një Nissan.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit Nissan dhe dy pasagjerë janë plagosur.

Të tre janë transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Shkaqet e aksidentit janë ende nën hetim nga autoritetet rrugore, ndërsa trafiku në zonë është përkohësisht i ndikuar nga ngjarja.

Siguracionet që aktivizohen? 

Siguracioni TPL i mjetit shkaktar, i cili do të dalë nga raporti policor, do të mbulojë dëmet shëndetësore të pasagjerëve të dëmtuar, si edhe dëmet shëndetësore te drejtuesi i mjetit të dëmtuar, së bashku me dëmet materiale.

Deri në 750 mijë euro shkon shuma limit e mbulimit nga ky siguracion.

Në rastin e dëmeve të mjetit shkaktar, do të duhej të kishte siguracionin KASKO ose MINIKASKO për të mbuluar dëmet në mjetin e tij.

MINIKASKO kushton vetëm 30 euro.

Duke qenë se aksidenti ka ndodhur mjet me mjet, në lëvizje dhe në rrugë automobilistike, në këtë rast kjo policë do të aktivizohej menjëherë për të mbuluar dëmet materiale te mjeti shkaktar deri në 10 mijë euro.

Nëse do të kishte siguracionin KASKO, 90% e shumës maksimale të mbulimit do të merrej përsipër nga kompania e sigurimeve.

Në rastin e dëmeve në shëndet te drejtuesi i mjetit shkaktar, dëme të cilat nuk mbulohen nga siguracioni TPL, do të duhej të kishte një siguracion shëndeti nga aksidentet. Ky siguracion mbulon deri në 1-1.5 mijë euro trajtime spitalore dhe kompenson trashëgimtarët ligjorë deri në 30 mijë euro, ose edhe vetë të dëmtuarin me të njëjtën shumë, në rast se ka paaftësi të plotë të përhershme. Në rast dëmesh të tjera, proporcionalisht me dëmin, bëhet edhe zhdëmtimi i tij.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat