18.5 C
Tirana
Thursday, April 9, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetQeveria mund të subvencionojë kontributet shtesë për punonjësit e shtetit që duan...

Qeveria mund të subvencionojë kontributet shtesë për punonjësit e shtetit që duan të kenë pension vullnetar. Përfitues edhe punonjësit e privatit

Ky artikull është pronësi intelektuale e Kapitali.al, i marrë nga: https://kapitali.al/lajme-nga-vendi/rama-qeveria-do-te-subvencionoje-pensionet-vullnetare-detyrim-ed-i36437

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria do të subvencionojë kontributet shtesë për punonjësit e shtetit që duan të kenë pension vullnetar. Gjatë një takimi në Durrës, Rama tha se qeveria po përgatit një skemë të re pensionesh, e cila përfshin dhe subvencionin e pensioneve vullnetare.

“Jemi duke përgatitur një skemë të re pensionesh. Duke u dhënë mundësi njerëzve që duan të kursejnë më shumë për pensionet, për të dhënë një kontribut, të cilin shteti do ta shoqërojë me të njëjtën shumë. Pra, nëse dikush do të nxjerr nga paga një euro për pensionin, shteti do të vendosë një euro tjetër. Kështu do bëhen dy euro,”– tha Rama.

Por kreu i qeverisë tha se e njëjta skemë do të vlejë edhe për ata që punojnë në privat, vetëm se në rastin e tyre qeveria do të detyrojë kompanitë të subvencionojnë kontributin vullnetar.

“Natyrisht kjo do të jetë e kombinuar. Shteti për punonjësit e shtetit, privati për punonjësit e vet. Dhe kjo do të bëjë që fondi i pensioneve të fillojë të marrë formë dhe të garantojë qoftë ata që investojnë te fondi, por garanton edhe lidhjen mes privatit dhe punonjësit në një afat të gjatë sepse ajo që po shohim në këtë kohë, ku teknologjia po zëvendëson njeriun, është nevoja për burime të specializuara njerëzore,” shtoi kryeministri.

Rama nuk zbuloi se si qeveria do të detyrojë kompanitë private të subvencionojnë gjysmën e kontributeve vullnetare të punonjësve që duan të marrin pension më të lartë, në një kohë që Shqipëria përballet masivisht me fenomenin e kompanive të cilat nuk paguajnë as kontributet e detyrueshme të pensioneve.

Po ashtu mbetet ende e paqartë nëse këto subvencione do të orientohen drejt një fondi të veçantë brenda skemës shtetërore apo do të jenë të lira edhe për pensionet private.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat