14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimi nga përmbytjet/ Si të zgjidhni mbulimin e duhur

Sigurimi nga përmbytjet/ Si të zgjidhni mbulimin e duhur

Shqipëria është e ekspozuar ndaj rreziqeve të shumta natyrore, duke përfshirë tërmetet, përmbytjet, thatësirat, reshjet e dendura të shiut dhe borës, stuhitë e erës, zjarret në pyje dhe rrëshqitjet e tokës.

Ndryshimet klimatike, veçanërisht frekuenca e ngjarjeve ekstreme të motit dhe luhatjet e temperaturave që parashikohen të ndodhin si rrjedhojë e ndryshimeve klimatike, mund të shkaktojnë shumë dëme në pronën tuaj.

Ditët e fundit, zona të ndryshme në Vlorë dhe Fier u mbuluan nga uji si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Vjosa.

Uji  që arriti gati 1.5 metra të dielën kishte përmbytur gjithçka që ata kishin.

“Brenda është futur afërsisht 1 metër e gjysmë ujë”,“Të gjitha dëme janë ato”, U munduam të ngrinim shumicën e gjërave, të gjitha i ka zënë uji. Çdo gjë është shkatërruar”, janë shprehur të dëshpëruar banorët.

Kur ndodhin përmbytjet, çfarë konsiderohet përmbytje dhe çfarë probabiliteti kanë të ndodhin? 

Përmbytjet përgjithësisht ndodhin gjatë muajve të dimrit, zakonisht nga nëntori deri në mars, periudhë gjatë së cilës në vend bien rreth 80 deri në 85% të reshjeve vjetore.

Kërcënimi i rreziqeve nga përmbytjet në Shqipëri është i lartë, ku mesatarisht ndodh një ngjarje e tillë çdo tre vjet.

Përmbytje konsiderohet rasti kur :

  • Uji i shtratit të qëndrueshëm (lumit, liqenit, detit) përmbyt rastësisht vendin ku është vendosur pasuria e siguruar, vërshon duke kaluar bregun, ledhet, cektinat, çan ledhet dhe digat dhe shpërndahet për shkak të rrymes së ujit me nivel të lartë, valëve dhe ujit të tepërt nga liqenet artificiale;
  • Vërshimi i ujit për shkak të shiut të madh, të papritur, si dhe vërshimi rastësisht për shkak të reshjeve shumë të mëdha, gërryen gjatë pjerrësive, rrugëve;
  • Tejkalohet ngritja e nivelit të ujrave sipërfaqësore dhe nëntokësore, krahas me pasojat e saj, por vetem kur kjo prek trupin e objektit në ujë. Ngritja e nivelit të ujrave siperfaqësore matet sipas gjendjes mujore normale të ujit ose prurjes të tij të matur në hidromatesin më të afërt. Për çdo muaj në veçanti konsiderohet normal niveli me i lartë i ujit ose prurja e tij gjatë 20 viteve të fundit, përveç rasteve kur nivelet ekstremale të ujit janë tejkaluar jashtë mase;
  • Ky sigurim mbulon vetëm dëmet e shkaktuara në artikujt e siguruar gjatë vërshimit (përmbytjes) ose menjehërë pasi uji ka vërshuar.

Çfarë mbulon Sigurimi nga Përmbytjet?

Sigurimi nga përmbytjet mbulon kostot për:

  • Riparimin dhe kthimin e objektit në gjendjen para dëmit;
  • Pastrimin e mbeturinave;
  • Pagesat profesionale (p.sh., arkitektët, inxhinjeret);
  • Blerjen apo riparimin e paisjeve dhe mallrave të dëmtuar.

Dëmet për të cilat nuk merrni demshpërblim nga Siguruesi: 

  • Pjesa e zbritshme e përcaktuar në policën e sigurimit.
  • Influencës mekanike të ujit brenda tubacioneve të ujit, kanaleve, tuneleve;
  • Fundosjes, uljes së tokës, që rrjedh nga përmbytja;
  • Ndikimit të ujit të nëndheshem në pilota, gropa themeli ose punime të ndryshme, puse miniere, koridore nëntokësore dhe gropa minerare.
  • Ujit të lëshuar prej sistemeve të vaditjes, me kusht që vërshimi i tij jashtë nuk është pasojë e përmbytjes;
  • Vendosjes së objekteve të siguruara në shtrate lumi ose përroi të thatë dhe aktive, ose në hapësirën midis shtratit të lumit dhe bregut të lumit (hapësira e vërshimit);
  • Magazinimit të mallrave jo sipas rregullave të kërkuara;
  • Mallrave dhe produkteve të gatshme të cilat nuk janë vendosur dhe sistemuar në rafte që të jenë të ngritura nga toka të paktën 20 cm.
  • Ky sigurim nuk do të mbulojë dëmtimet në ndërtesat e ngritura mbi ujë, të shkaktuar nga errozioni nga jashtë; në kanalet, tunelet ose tubacionet e ujit si dhe dëmet e shkaktuara nga presioni për shkak të përmbytjes, n.q.s. nuk është rëne dakord ndryshe.

A ju nevojitet Sigurimi nga Përmbytjet?

Për shkak të kostove të larta të pastrimit dhe të riparimeve që pasojnë një përmbytje, është e dosmosdoshme që të keni sigurimin nga përmbytjet.

  • Nëse keni marrë një shtëpi me qira, është përgjegjësia e pronarit dhe jo e juaja që të kryejë sigurimin e ndërtesës. Megjithatë, është përgjegjesi e juaja që të siguroni rriskun e rrjedhjes së tubacioneve nëse i shkaktoni dëm pronarit të shtëpisë;
  • Nëse keni marrë kredi për blerjen e shtëpisë suaj, atëherë është kërkesë e bankës që ju të keni edhe sigurimin nga përmbytjet;
  • Megjithëse, sigurimi nga përmbytjet nuk është i detyrueshëm me ligj, kosto e zëvendësimit të çdo gjëje të dëmtuar në shtëpi mund të jetë një kosto e cila mund të çojë deri në shkatërrim financiar ndaj është një ide e mirë që të jeni të mbuluar me sigurim.

Merrni këshillim të specializuar

Përdorni këshillat e një siguruesi të specializuar si SIGAL UNIQA që do t’ju ndihmojë të zgjidhni sigurimin më të përshtatshëm dhe më të përballueshëm sipas nevojave, kërkesave dhe buxhetit në dispozicionin tuaj.

Njihuni me risqet tuaja

Sa më shumë gjëra që të dini rreth risqeve nga përmbytjet ndaj të cilave mund të jetë e ekspozuar prona juaj aq më mirë.

Sa kushton?

Sigurimi nga përmbytjet kushton afërsisht 100 Lek/M2 banim.

Merrni një ofertë tani

Kontaktoni në adresat: [email protected] duke dërguar të dhënat e çertifikatës së pronësisë dhe do të merrni menjeherë ofertën e SIGAL UNIQA Group Austria për sigurim.

Lexo edhe: Sigurimet e Pronës, SIGAL UNIQA lidere në treg

 

 

 

 

 

 

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat