Sipas Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, numri i viktimave në vitin 2025 arriti në 48 raste nga 33 në vitin 2024, një rritje prej rreth 45.5%. Në total u regjistruan 275 aksidente, gjithashtu një numër në rritje.
Një punonjës i aksidentuar rëndë, që humb aftësinë për punë, parashtron rrugën për një dramë financiare në familjen e tij.
Një punonjës që humb jetën, po ashtu. Mungesa e kontributit të një krahu pune në familjen shqiptare, në kushtet e sotme ekonomike, rezervon jo pak vështirësi.
Ajo që është e patolerueshme është mosnjohja e faktit se me sigurimet private si partner, si punëdhënësi, si punëmarrësi, mund të amortizojnë skenarin negativ nga pikëpamja ekonomike.
PËRFITIMET NGA SIGURIMI PRIVAT I AKSIDENTEVE NË PUNË
Në vendet e BE-së, sigurimi ndaj aksidenteve në punë është i zhvilluar prej vitesh. Në Shqipëri, sfida kryesore mbetet ndërgjegjësimi, që ky sigurim të mos shihet thjesht si detyrim, por si mbrojtje reale për jetën dhe të ardhurat.
Ky sigurim ndihmon në rast dëmtimi, paaftësie apo humbje jete, duke mbështetur financiarisht punëmarrësin dhe familjen e tij. Ai shërben si një “mburojë” që zbut goditjet ekonomike kur ndodh e papritura.
Për këtë arsye, duhet më shumë informim dhe edukim, jo vetëm fokus te detyrimi. Sa më mirë të kuptohen përfitimet, aq më shumë do të përdoret vullnetarisht.
Sidomos në sektorë me rrezik si ndërtimi, industria dhe transporti, ky sigurim është i domosdoshëm për të garantuar sigurinë financiare të familjeve.
SIGAL, partneri në gatishmëri

Në SIGAL, 45 sekonda kohë dhe mund të porositet një sigurim i tillë online.
Me tre paketa të ndryshme, me mbulim humbjen e jetës, paaftësinë e pjesshme ose të përhershme dhe paaftësinë e përkohshme, me limit mbulimi deri në 3 milionë Lekë, për 12 mijë Lekë në vit për punonjësit manualë, 15 mijë Lekë në vit për punonjësit në ndërtim, apo për 6 mijë Lekë në vit për punonjësit në administratë apo 9 mijë Lekë për ekzekutivët.
Ky siguracion, pavarësisht se konceptohet për aksidentet në punë, ka vlefshmëri dhe mbulim të plotë për çdolloj ngjarje aksidentale që dëmton të siguruarin, në lëvizje, përditshmëri: qoftë edhe kur je drejtues i një mjeti shkaktar aksidenti, kategori e cila është e përjashtuar nga mbulimet e siguracionit të detyrueshëm të makinës TPL.
6-15 mijë Lekë për 3 milionë Lekë mbulim, 1 me 200-500-fish investimi në garancitë financiare.
BLI DIREKT:




