19.5 C
Tirana
Monday, March 16, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSHBA po përgatit një program sigurimi për anijet që kalojnë në Hormuz

SHBA po përgatit një program sigurimi për anijet që kalojnë në Hormuz

Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, njoftoi se Shtetet e Bashkuara po përgatitin një program sigurimi për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit. Ai bëri këtë deklaratë gjatë një interviste për CNN.

Sipas zyrtarit amerikan, bëhet fjalë për një program sigurimi të mbështetur nga qeveria, i cili synon të rivendosë trafikun e qëndrueshëm të tankerëve përmes këtij rrugë detare me rëndësi strategjike. Duffy theksoi se Uashingtoni po punon për një mekanizëm sigurimi që do t’u mundësojë anijeve të kalojnë më sigurt në rajon, përballë rreziqeve të rritura të sigurisë.

“Sa më shpejt të kemi pak më shumë qartësi mbi rreziqet e sigurisë, jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por edhe vendet tona partnere do të na bashkohen. Kur këto eskorta të jenë të pranishme dhe të kemi sigurim, do të filloni të shihni rrjedhën e naftës,” tha sekretari amerikan i Transportit.

Ai shtoi se vendet partnere që ofrojnë eskortë për anijet tregtare në rajon mund të bashkohen në këtë iniciativë. Sipas Duffyt, pjesa e sigurimit e programit është praktikisht gati për t’u lansuar, ndërsa ushtria amerikane po vlerëson aktualisht situatën e sigurisë për një mundësi eskortimi të anijeve.

“Jemi gati nga ana e sigurimit, është gati për t’u lansuar. Mund të jetë një ditë, mund të jetë një javë,” përfundoi ai.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat