17.5 C
Tirana
Friday, March 13, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShoqata e Siguruesve Shqiptarë apelon drejtuesit e mjeteve: Mos firmosni pa lexuar,...

Shoqata e Siguruesve Shqiptarë apelon drejtuesit e mjeteve: Mos firmosni pa lexuar, shkruani qartë versionin tuaj në aksident

Shoqata e Siguruesve Shqiptarë u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që, në rast aksidenti të shkaktuar nga kushtet e rrugës, të dokumentojnë me kujdes versionin e tyre të ngjarjes në procesverbalin policor.

Sipas shoqatës, nëse aksidenti ka ardhur si pasojë e gropave në rrugë, rënies së gurëve, pengesave të tjera apo ngricës, është e rëndësishme që drejtuesi i mjetit ta deklarojë qartë këtë rrethanë dhe të kërkojë që ajo të pasqyrohet në dokumentacionin zyrtar.

Shoqata sqaron se në raste të tilla sigurimi i detyrueshëm i automjeteve TPL dëmshpërblen fillimisht palën e tretë të dëmtuar.

Më pas, nëse verifikohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të mirëmbajtjes së dobët të rrugës, kompania e sigurimit mund t’i drejtohet me regres autoritetit rrugor ose kompanisë koncesionare që administron segmentin rrugor.

Megjithatë, kjo procedurë mund të ndiqet vetëm nëse shkaku i aksidentit është pasqyruar qartë nga drejtuesi i mjetit në procesverbalin e ngjarjes.

Sipas Shoqata e Siguruesve Shqiptarë, drejtuesit e automjeteve nuk duhet të firmosin procesverbalin pa e lexuar me kujdes dhe pa u siguruar që versioni i tyre është përfshirë në dokument.

Në të kundërt, ata rrezikojnë të regjistrohen si shkaktarë në sistemin Bonus-Malus pranë Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, çka mund të sjellë pasoja financiare dhe një histori të padrejtë dëmesh.

Në rast se më vonë gjykata vendos se përgjegjës është mirëmbajtësi i rrugës, atëherë bëhet korrigjimi i regjistrit të dëmeve dhe kompania e sigurimit ndjek procedurat ligjore për të rikuperuar dëmshpërblimin nga subjekti përgjegjës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat