14.5 C
Tirana
Tuesday, February 24, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAMF takim me Shoqatën e Sigurimit të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të...

AMF takim me Shoqatën e Sigurimit të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimit: Integrimi evropian korniza e diskutimit

Drejtoresha e Përgjithshme e AMF-së Adela Xhemali dhe përfaqësues të AMF zhvilluan dje një takim me Shoqatën e Sigurimit të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimit.
Integrimi evropian si kornizë për cilësi, besim dhe zhvillim të tregjeve me standarde evropiane ishte edhe korniza e diskutimit të tryezës.
Në një moment kur agjenda e integrimit evropian po e orienton sektorin financiar jobankar drejt kërkesave më të larta për standarde, menaxhim të riskut dhe mbrojtje të konsumatorit, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) po zhvillon takime me përfaqësues të tregjeve nën mbikëqyrje për bashkëpunim në përafrimin e kuadrit rregullator me standardet e Bashkimit Evropian.
Me këtë qëllim, Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së, znj. Adela Xhemali zhvilloi një takim me përfaqësues të Shoqatës së Shoqërive të Sigurimit të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimit, ku theksoi se transpozimi dhe implementimi i Acquis Communautaire për Kapitullin 9 “Shërbimet Financiare” synon të rrisë besimin në treg, të përmirësojë cilësinë e produkteve dhe shërbimeve dhe të forcojë mbrojtjen e konsumatorit, veçanërisht në produkte afatgjata si sigurimi i jetës, pensionet private dhe fondet e investimeve.
Në takim u diskutua përafrimi ligjor dhe rregullator me acquis të BE, duke theksuar nevojën që harmonizimi të shoqërohet me forcimin e mbikëqyrjes, stabilitetit financiar dhe mbrojtjes së konsumatorit.
Përfaqësuesit e Shoqatës vlerësuan dialogun me Autoritetin dhe konfirmuan angazhimin për të kontribuar në mënyrë konstruktive në reformimin e kuadrit ligjor, në funksion të integrimit evropian dhe zhvillimit të qëndrueshëm të tregut sipas praktikave më të mira evropiane.
Palët dakordësuan vijimin e konsultimeve teknike mbi prioritetet e përafrimit dhe forcimin e bashkëpunimit, me qëllim garantimin e një kuadri të qartë rregullator, mbikëqyrje efektive dhe zhvillim të qëndrueshëm të tregjeve të sigurimit të jetës, pensioneve private dhe fondeve të investimit.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat