Sipas raportit vjetor të AMF, për periudhën janar-dhjetor 2025, SIGAL Insurance Group pagoi 41.84% të dëmeve totale të sigurimeve të jetës.
181 raste dëmshpërblimesh me vlerë totale 133,915,000 Lekë, ose 1.39 milionë euro, u paguan nga kompania në kohë rekord dhe në përputhje të plotë me kontratat e sigurimit në fuqi.
320,070,000 Lekë (3.31 milionë euro) pagoi i gjithë tregu i sigurimeve të jetës për vitin 2025.
Në këtë drejtim, SIGAL IG pagoi 43.3% të dëmeve në siguracionin e jetës së debitorit, ose 62,472,000 Lekë nga 144,266,000 Lekë që pagoi i gjithë tregu.




