13.8 C
Tirana
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSiguracionet e detyrueshme në SIGAL IG, tani mund të paguhet me këste

Siguracionet e detyrueshme në SIGAL IG, tani mund të paguhet me këste

Për t’u ardhur në ndihmë të gjithë klientëve, SIGAL IG, gjithmonë në pararojë të ofrimit të lehtësirave maksimale dhe në pararojë të novacioneve teknologjike, ka zgjeruar shërbimet duke vënë në dispozicion të klientelës së vetë mundësinë e blerjes me këste për siguracionet e detyrueshme motorike.

Kjo mundësi krijohet në bashkëpunim ekskluziv me platformën IUTE. Paralelisht mundësisë për ta blerë siguracionin online në SIGAL.com.al, shtohet edhe mundësia për ta paguar me këste siguracionin e detyrueshëm motorik në SIGAL.

Shërbimi i ri u mundëson qytetarëve nga të gjitha shtresat përfitim më të lehtë të mbrojtjes dhe sigurisë që u nevojitet, duke balancuar më mirë në kohë planet e shpenzimeve të tyre financiare. Individët dhe familjet do të kenë më pak presion financiar ndërsa bizneset më shumë likuiditet.

Në të ardhmen, SIGAL IG synon ta zgjerojë gamën e produkteve të sigurimit që do t’ua ofrojë klientëve si të mundshme për t’u paguar në këste, në mënyrë që sa më shumë produkte sigurimit të bëhen sa më të arritshme, për sa më shumë klientë, në sa më pak kohë.

SIGAL, kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në rajon, përveçse në pagesa dëmesh dhe në klientelë, vijon të ruajë primatin edhe në novacion teknologjik dhe lehtësira për klientët.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat