17.5 C
Tirana
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeShoqata e Siguruesve apelon: Telefononi nr. 112 për çdo emergjencë

Shoqata e Siguruesve apelon: Telefononi nr. 112 për çdo emergjencë

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet e veta sociale, lidhur me situatën e rënduar nga reshjet, deklaroi se “po ndjek me vëmendje situatën e rënduar të reshjeve në disa zona të vendit”.

Shoqata, përmes të njëjtit publikim, u bëri apel banorëve të ndjekin të gjitha udhëzimet e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, Policisë së Shtetit dhe strukturave përgjegjëse, duke vënë mbi gjithçka sigurinë e jetës.

“Reshjet kanë shkaktuar probleme veçanërisht në Bashkinë Shkodër, Lezhë, Mat dhe Dibër, ku raportohen ndërprerje të energjisë, mungesë furnizimi me ujë dhe vështirësi në qarkullimin rrugor. Situata paraqitet e vështirë edhe në zona të Gjirokastrës, në disa fshatra të Fierit dhe në juglindje të vendit. Përmbytje të kateve të para të banesave, dëmtime të bizneseve të vogla dhe automjeteve janë raportuar kryesisht në Shkodër dhe Lezhë“, bënte me dije mesazhi zyrtar i ShSSh-së, i cili theksonte po ashtu se krahas fenomeneve të motit që po intensifikohen si pasojë e ndryshimeve klimatike, rëndësia e sigurimeve të banesave, bizneseve dhe pasurive bëhet gjithnjë e më e madhe, duke mbajtur parasysh se politikat e sigurimit të kompanive parashikojnë mbulim për përmbytjet dhe dëmtimet nga emergjencat civile.

Shoqata u bëri gjithashtu thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë shpejtësinë e lejuar, distancën e sigurisë, të shmangin parakalimet e rrezikshme dhe të përdorin gjithmonë rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.

“Për çdo emergjencë, qytetarët të telefonojnë në numrin pa pagesë 112”, mbyllej me këtë mesazh të rëndësishëm njoftimi i Shoqatës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat