24.5 C
Tirana
Monday, August 25, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTregu i sigurimeve rritet me gati 9% në 7-mujorin e parë të...

Tregu i sigurimeve rritet me gati 9% në 7-mujorin e parë të vitit

Tregu i sigurimeve në Shqipëri ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë periudhës janar–korrik 2025.

Ky treg u zgjerua me 8.98% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vëllimi i primeve të shkruara bruto u rrit me mbi 1.27 miliardë lekë, duke arritur shifrën 15.47 miliardë lekë.

Numri i kontratave u rrit, duke shkuar në 929,459, ose 6.81% më shumë se një vit më parë.

Jo-Jeta dominon tregun

Në aktivitetin e sigurimeve të Jo-Jetës, primet e shkruara bruto arritën në 14.13 miliardë lekë, me një rritje prej 8.62%.

Numri i kontratave në këtë kategori u rrit në 831,511, ose 6.11% më shumë se në Janar–Korrik 2024.

Rritje e fortë te sigurimet e jetës

Edhe sigurimet e Jetës shënuan rritje të fortë.

Primet e shkruara bruto arritën në 1.33 miliardë lekë, me një rritje prej 13.18%. Numri i kontratave arriti në 97,928, duke u rritur me 13.20% krahasuar me një vit më parë.

Mbi 4.8 miliardë lekë dëme të paguara

Gjatë kësaj periudhe janë paguar gjithsej 4.80 miliardë lekë dëme, shifër 0.90% më e lartë se në Janar–Korrik 2024.

Numri i dëmeve të paguara u rrit me 2,200, duke arritur në 44,504 raste. Prej tyre, 42,371 i përkasin sigurimeve të Jo-Jetës dhe 2,133 sigurimeve të Jetës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat