Çfarë është një monopatinë elektrike?
Monopatinat elektrike (të njohura si e-scooters) klasifikohen si mjete transporti të pajisura me motor (powered transporters), pra përfshihen në një kategori mjetesh personale që lëvizin me motor elektrik.
Sipas Ligjit për Qarkullimin Rrugor të Mbretërisë së Bashkuar të vitit 1988 (Road Traffic Act 1988), monopatinat elektrike konsiderohen mjete motorike. Kjo do të thotë se për to vlejnë të njëjtat rregulla si për makinat apo motorët, përfshirë detyrimin për patentë dhe sigurim.
Dy mënyra për të përdorur një monopatinë elektrike:
-
Duke zotëruar privatisht një monopatinë
-
Duke marrë një monopatinë me qira përmes një programi të autorizuar
Përdorimi i monopatinës private
Aktualisht nuk është e mundur të sigurosh një monopatinë elektrike private në Mbretërinë e Bashkuar.
Kjo do të thotë se është e paligjshme ta përdorësh atë në rrugë apo hapësira publike, si parqe, trotuare apo qendra tregtare.
Nëse përdor një monopatinë private në një hapësirë publike, policia mund ta sekuestrojë mjetin sipas nenit 165 të Ligjit të Qarkullimit Rrugor, për shkak të mungesës së sigurimit.
Nëse shkakton dëmtime serioze ndaj një personi tjetër gjatë drejtimit të monopatinës, ngjarja trajtohet ligjërisht njësoj si në rastin e një aksidenti me motor apo makinë.
Ku mund të përdoret një monopatinë private?
Vetëm në tokë private, si oborre apo kopsht, me lejen e pronarit të tokës.
Përdorimi i monopatinës me qira
Në disa zona të Mbretërisë së Bashkuar, mund të marrësh një monopatinë me qira përmes programeve provë të autorizuara nga shteti.
Në zonat ku këto skema janë aktive, monopatinat me qira mund të përdoren në rrugë publike, disa korsi biçikletash dhe hapësira të caktuara publike – gjithmonë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor. Nëse nuk i respekton, mund të përballesh me ndjekje penale.
Për të përdorur një monopatinë me qira në një zonë të lejuar, duhet:
-
Të kesh lejen përkatëse të drejtimit (patentën – shih kategoritë e patentave)
-
Të kesh sigurim (sigurimi ofrohet automatikisht nga kompania e qirasë)
-
Të përmbushësh kufirin minimal të moshës (varion sipas kompanisë)
Rekomandohet që gjithmonë të respektosh kufirin e shpejtësisë dhe të përdorësh pajisje mbrojtëse si kaska.
Dënimet dhe shkeljet për monopatinat elektrike
Nëse shkel rregullat gjatë përdorimit të monopatinës, mund të marrësh një gjobë fikse (fixed penalty notice). Forcat e policisë në vende të ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar kanë praktika të ndryshme.
Për shembull, policia në Devon dhe Cornwall nuk vendos gjoba fikse, por përdor forma të tjera ndëshkimi nëse një person përdor monopatinë private në hapësira publike pa qenë pjesë e një skeme të miratuar.
Në zona të tjera, dënimet mund të përfshijnë:
-
£300 gjobë dhe 6 pikë penalizuese për mungesë sigurimi
-
£100 gjobë dhe 3-6 pikë penalizuese për mungesë patente të përshtatshme
Gjithashtu, mund të dënohesh për:
-
Qarkullim në trotuar: gjobë fikse dhe deri në £50
-
Përdorim të celularit gjatë drejtimit: £200 dhe 6 pikë penalizuese
-
Kalim me semafor të kuq: gjobë fikse, £100 dhe pikë penalizuese
-
Drejtim nën ndikimin e alkoolit: ndëshkimet janë njësoj si për shoferët e makinave – përfshijnë gjoba, ndalim drejtimi dhe burgim të mundshëm
Nëse përdor një monopatinë në publik në mënyrë antisociale, policia ka të drejtë ta sekuestrojë mjetin sipas nenit 59 të Ligjit për Reformën e Policisë.
Mirëpo kultura e lartë e sigurimit në atdheun e sigurimeve, nuk i ka lënë jashtë këto mjete elektrike të lëvizjes.
Britania, në tërësi, ofron disa sigurime për monopatinët elektrike, me mbulim të gjerë dhe përfitime të shumta.
Polica e sigurimit është pjesë e një sigurimi të përgjithshëm për biçikletat dhe aplikohet vetëm për monopatinët elektrikë që kanë edhe pedale.
Përdoruesit i kërkojnë këto polica në mënyrë që të kenë të drejtën e përdorimit të monopatinave në mjedise publike:
Karakteristikat kryesore të policës
Polica mbulon dëmtimet aksidentale, përfshirë edhe dëmtimet e baterisë, deri në vlerën £10,000 për çdo monopatinë.
Nëse monopatina dëmtohet ose vidhet, zëvendësohet me një të re, sipas kushteve të caktuara.
Sigurimi vlen edhe për anëtarët e familjes që përdorin monopatinën.
Mbulohen dëmtimet nga sulmet apo përpjekjet për vjedhje.
Në rast të vjedhjes së monopatinës apo aksesorëve, polica siguron kompensim.
Përfshihen në mbulim edhe çanta, bateri shtesë, helmeta, mbajtëse dhe bravë, deri në £1,500.
Në rast aksidenti ku përdoruesi lëndohet, polica mbulon kostot në disa raste deri në £25,000.
Nëse shkaktohet dëmtim te një person i tretë, mbulimi arrin deri në £5 milion (opsional).
Polica është e vlefshme edhe jashtë Mbretërisë së Bashkuar, përveç vendeve me paralajmërim udhëtimi.
Shuma e mbuluar
Seksioni i Policës | Shuma e Siguruar | |
---|---|---|
Vjedhje, dëmtim aksidental ose i qëllimshëm i monopatinës | £100 – £10,000 | |
Aksesorë të monopatinës | Deri në £1,500 | |
Marrje me qira e një monopatine zëvendësuese | Deri në £1,000 | |
Aksident personal | Deri në £25,000 | |
Përgjegjësi civile ndaj të tretëve | Deri në £5 milion |
Rastet e përjashtimit nga mbulimi:
-
Përdorimi i monopatinës për të shkuar në punë, përveç nëse është paguar shtesa për përdorim për punë (Commuting Cover).
-
Përdorimi në evente të organizuara si gara, triatlona apo aktivitete sportive, përveç nëse është paguar mbulimi shtesë për evente (Cycle Event Cover).
-
Vjedhje kur nuk janë përmbushur kërkesat për siguri (p.sh. mospërdorimi i bravës).
-
Mungesa e provës së pronësisë për pajisjet e siguruara.
-
Vjedhja ose dëmtimi i aksesorëve pa u dëmtuar monopatina.
-
Dëmtimi i gomave ose tubave të brendshëm, përveç rasteve kur monopatina dëmtohet njëkohësisht.
-
Dëme që nuk ndikojnë në funksionin apo performancën e monopatinës.
-
Mbulim për aksidente personale për personat nën 16 vjeç ose mbi 65 vjeç.
-
Çdo pretendim nëse monopatina është braktisur