21.5 C
Tirana
Monday, August 18, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeSigurimet globale në rritje të qëndrueshme, dy sfida madhore

Sigurimet globale në rritje të qëndrueshme, dy sfida madhore

Sektori global i sigurimeve shënoi një rritje të konsiderueshme prej 8.6% në vitin 2024.

Këtë shifër e vë në dukje një raport i fundit i “Allianz-it”.

Primet totale arritën në 7 trilionë euro.

Sigurimet e jetës dominuan tregun me mbi 2.9 trilionë euro.

Sigurimet e pronës dhe aksidenteve (P&C) sollën 2.4 trilionë euro.

Segmenti i shëndetit kontribuoi me 1.7 trilionë euro.

Rritja më e lartë u regjistrua në sigurimet e jetës, të nxitura kryesisht nga kërkesa e madhe për anuitete në Amerikën e Veriut.

Raporti nënvizon se rritja po udhëhiqet pjesërisht nga pasiviteti politik:

  1. mungesa e investimeve në përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike

2. reformat e vonuara të pensioneve, të cilat po e shtyjnë barrën financiare drejt individëve

Sfidat klimatike po rrezikojnë që disa rajone të bëhen të pasigurueshme, çka mund të shkaktojë pasoja sistemike për financat globale.

“Allianz” thekson gjithashtu ndikimin në rritje të teknologjive të reja si inteligjenca artificiale, që pritet të transformojë operacionet e siguruesve.

Në dekadën e ardhshme, industria pritet të rritet mesatarisht me 5.3% në vit, me primet që mund të shtohen me mbi 5 trilionë euro.

Rritja më e madhe do të vijë nga Azia, veçanërisht në sigurimet e jetës dhe shëndetit.

Sipas raportit, megjithëse perspektiva mbetet pozitive, sigurimet do të përballen me presione të larta për përshtatje ndaj klimës, reformave sociale dhe avancimeve teknologjike.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat