Një tjetër stallë bagëtish është përfshirë sot nga flakët. Rasti i zjarrit aksidental këtë herë ndodhi në zonën e Fllakës në Durrës.
Bilancet e plota të dëmeve ende nuk dihen. Ato pritet të jenë të mëdha, si në bazën ushqimore ashtu edhe në bagëti e bazë materiale.
Ngjarja është e treta me radhë brenda pak javësh. Më herët, në Barbullojë të Shënkollit në Lezhë, një zjarr shkrumboi një stallë dhe dogji 200 krerë bagëti. Vetëm dy ditë më pas rastit të Lezhës, në Revonik të Korçës, një tjetër stallë u dogj bashkë me 25 derra dhe sasi të madhe foragjeresh.
Tre komplekse blegtorale dolën nga tregu vendas në pak javë vetëm si pasojë e këtyre ngjarjeve aksidentale, kryefjala “zjarret”.
Ndërprerja e ciklit të prodhimit si pasojë e zjarreve aksidentale dhe dëmeve të shkaktuara prej tyre ndikojnë drejtpërdrejt në furnizimin me produkte të freskëta dhe rrisin varësinë nga importet.
Për më tepër, shkrumbimi i këtyre tre komplekseve ka rrezikuar dhjetra vende pune, aq të rëndësishme në ekonomitë rurale të vendit tonë. Në anën tjetër, besimi për më shumë investime blegtorale, kolapsohet.
Këto nuk janë raste të izoluara. Ngjarje të tilla janë ripërsëritëse, me një historik dhe gati ciklike.
Shkaqet janë të njohura: instalime elektrike të vjetruara, mungesë ventilimi, prani e materialeve lehtësisht të djegshme si kashta dhe foragjeret, si dhe mungesë aksesi të shpejtë për shërbimet zjarrfikëse në zonat rurale.
Mospërsëritja e tyre nuk mund të garantohet, por minimizimi i dëmeve të tyre në ekonominë bujqësore dhe blegtorale të vendit është i mundur.
Sigurimi i bagëtive dhe i investimit blegtoral do të mund t’i rikthente menjëherë në aktivitet të plotë.
SIGAL Insurance Group, kompania lider në treg prej 26 vitesh, ofron prej vitesh Sigurimin e Bujqësisë dhe Blegtorisë, si produkt të ideuar për të gjithë fermerët dhe pronarët e bizneseve bujqësore dhe blegtorale nisur nga fakti se biznesi bujqësor dhe blegtoral është edhe më shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve natyrore veçanërisht si pasojë e ndryshimit të kushteve klimatike globale.
Falë këtij kombinimi, përkundër rasteve të zjarreve në komplekset blegtorale, mund të sigurohej
- Jeta e bagëtive nga vdekja aksidentale, përfshirë edhe rastin e zjarrit
- Investimin në pronë dhe ambientet e fermës nga zjarri dhe fatkeqësitë e tjera
- Sigurimin nga ndërprerja e biznesit, mbulon shpenzimet si pasojë e ndërprerjes së aktivitetit të biznesit nga Zjarri apo rreziqet shtesë të tij, duke siguruar fitimin neto si dhe kostot fikse, në rastet kur biznesi blegtoral ka një qartësi dhe rregullsi historiku bilancesh
Sigurimi i jetës së bagëtive nga vdekjet aksidentale mund të bëhet me afërsisht 4% e vlerës së tyre si prim vjetor.
Po ashtu, me vetëm 0.2% e vlerës së investimit, mund të sigurohet edhe ambienti i fermës.
Për vetëm rreth 4% të vlerës së investimit në bagëti dhe 0.2% të investimit në pronë, fermeri, i gjendur përpara një zjarri shkrumbues, mund ta marrë mbrapsht të plotë vlerën dëmit nga kompania siguruese.
Në këtë mënyrë ai mund të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur si operator në treg.
Kur operatori është i mirëfiskalizuar, me zyrë financash dhe me bilance të rregullta e me historik, ai mund të sigurojë edhe fitimin e munguar neto dhe kostot fikse, për prime që variojnë nga 0.2 në 1 % të shumës së siguruar.
Në një kohë kur rreziqet janë reale dhe të shpeshta, sigurimi është zgjidhja më e mençur për të garantuar vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë e blegtorisë shqiptare.