Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, sigurimet e jo-jetës në Shqipëri patën një rritje të përgjithshme prej 6.45% në tremujorin e parë të vitit 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Në përqindje, rritjet më të mëdha u regjistruan te: sigurimi i anijeve me 26.85%, sigurimi i dëmtimeve të tjera në pronë me 12.89%, sigurimi i përgjegjësive ndaj palëve të treta motorike 12.18%, përgjegjësia civile e anijeve 12.04%, sigurimi i sëmundjeve 5.36%, sigurimi i mjeteve tokësore 2.03%.
Ndërkohë, disa produkte patën rënie:
Sigurimi i përgjegjësisë civile të avionëve -100%, sigurim nga zjarri dhe forcat natyrore -13.42%, sigurim mallra dhe transport -8.94%, sigurim aksidentesh -6.3%.
5,063,620,000 Lekë ishte vlera e primeve të shkruara bruto në tremujorin e parë të vitit 2025, krahasuar me 4,756,871,000 Lekë një vit më parë.