14.5 C
Tirana
Sunday, May 4, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAMF: Dëmet e paguara në sigurimin e jo-Jetës për janar-mars 2025

AMF: Dëmet e paguara në sigurimin e jo-Jetës për janar-mars 2025

Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, dëmet e paguara në sigurimet e jo-Jetës në Shqipëri patën një rritje të përgjithshme prej 6.45% në tremujorin e parë të vitit 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Rritjet më të mëdha të dëmeve të paguara u regjistruan te: krediti dhe garancia 45.84%, përgjegjësi ndaj palëve të treta 12.18%, motorike, klasat e tjera, 2.03%, aksidente dhe sëmundje 0.49%.

Ndërkohë, pagesat e dëmeve në disa produkte të sigurimit të jo-jetës patën rënie:

Marinë, aviacion dhe transport -6.54%, zjarr dhe dëmtime të tjera prone -8.38%, përgjegjësi civile -21.39%.

Kompanitë shqiptare të sigurimeve për janar-mars 2025 paguan në total 5,063,620,000 Lekë nga 4,756,871,000 Lekë për të njëjtën periudhë të një viti më pare, në sigurimet e jo-Jetës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat