24.5 C
Tirana
Friday, July 4, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDel raporti i AMF-së, tregu shqiptar i sigurimeve u rrit me 7.09%

Del raporti i AMF-së, tregu shqiptar i sigurimeve u rrit me 7.09%

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikoi dje raportin pasqyrues të tregut të sigurimeve në vend.

Raporti përfshiu tremujorin e parë të këtij fillimviti, përkatësisht periudhën janar-mars 2025.

Sipas raportit në fjalë, përgjatë periudhës janar-mars 2025, tregu i sigurimeve u rrit me 7.09% po të krahasohet me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

5,598,428,000 Lekë është vëllimi total i tregut shqiptar të sigurimeve përgjatë 3-mujorit të parë të vitit 2025.

11.9% kontrata më tepër janë shkruar përgjatë 3 muajve të parë vitit 2025.

6.45% prime të shkruara bruto dhe 9.64% kontrata sigurimesh më shumë janë regjistruar në tremujorin e parë të këtij viti në lidhje me veprimtarinë e sigurimeve të Jo-Jetës, po të krahasohet me tremujorin e një viti më parë.

13.67% prime të shkruara bruto dhe 31.49% kontrata sigurimesh më shumë janë regjistruar në tremujorin e parë të këtij viti në lidhje me veprimtarinë e sigurimeve të Jetës, krahasuar me tremujorin e një viti më parë.

Gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2025 janë paguar 3.77% më pak dëme se sa në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për të njëjtën periudhë, 6.45% më i madh është numri i kontratave të sigurimeve

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat